Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se Prokuroria Speciale i ka pushuar hetimet ndaj tij.
Në një video të postuar në Facebook, Aliu, ka thënë se për këtë është njoftuar nga avokati i tij dhe se vendimi është marrë më 11 shtator dhe është dhënë në mëngjesin e 2 tetorit.
“Ky proces hetimor ka filluar para dy vjetësh dhe përgjatë tërë kohës është përcjellë me spekulime të shumta mediatike. Përpos punës sime si ministër, është hetuar edhe pasuria ime dhe e gjithë familjes time, të hyrat përgjatë viteve, të cilat kanë qenë po ashtu të deklaruara që nga fillimi i vitit 2011, në vazhdimësi deri më sot, edhe tani që kam marrë detyrën e re”, ka thënë Aliu.
Aliu ka thënë se është sulmuar vazhdimisht, por tha se kishte zgjedhur të heshte dhe të priste hetimin.
“Që nga fillimi i hetimeve jam sulmuar nga të gjitha drejtimet me shpifje dhe ofendime nga më të rëndat, të cilat më janë drejtuar mua, familjes time dhe idealit kombëtar që kam bërë përpjekje në jetë ta zbatoj me modesti. Përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin, ashtu siç sot e mirëpres këtë vendim për pushimin e hetimeve, edhe pse për mua ka qenë gjithmonë i pritshëm. Mbase mund të vazhdoj të sulmohem sërish kudo me shpifje të shumta, ashtu siç ka ndodhur më herët. Në botën në të cilën lajmi i rremë përhapet me lehtësi, unë jam i gatshëm që të përballem me të vërtetën. I falënderoj të gjithë ata që më besuan”, ka shkruar Aliu.
Liburn Aliu ishte hetuar nga Prokuroria Speciale për rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhimit të ujit, konkretisht për taksën ujore.
Ai ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Hafizi dyshohej se kundërligjshëm inicioi nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.
Ekonomik işletmecilerin Çevre, Mekânsal Planlama ve Altyapı Bakanlığı'na (MMPHI) bağlı Bölgesel Nehir Havzası Otoritesi'ne (ARPL) olan borcu 20 milyon euroya yakındı.
Hafız'ın gözaltına alınması ev hapsine, daha sonra da "belirli bir yere veya kişiye yaklaşma yasağı"na dönüştürüldü.