---
description: Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë hap përpara në efikasitet dhe cilësi që kur drejtohet nga
title: Ish-kryetari i Apelit konsideron se Këshilli Gjyqësor ka bërë hap përpara nën drejtimin e Zogajt
image: https://resources.koha.net/images/2024/July/05/cf162eaa-668c-4014-abf8-e9c4bc2e3c12.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ish-kryetari i Apelit konsideron se Këshilli Gjyqësor ka bërë hap përpara nën drejtimin e Zogajt

![Hasan Shala](https://resources.koha.net/images/2024/July/05/cf162eaa-668c-4014-abf8-e9c4bc2e3c12.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 korrik 2024 17:40
- Shpërndaje në:

- 5 korrik 2024 17:40
- Shpërndaje në:

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë hap përpara në efikasitet dhe cilësi që kur drejtohet nga Albert Zogaj.

Zogaj të enjten u rizgjodh në krye të KGJK-së, pozitë të cilën do ta lë në mars të 2026-s kur i përfundon mandat si anëtar i KGJK-së. Rregullorja për KGJK-në përcakton se vetëm anëtarët e Këshillit mund ta udhëheqin këtë institucion, ndërkaq e kufizon mandatin e anëtarit në 5 vjet dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.

Shala, që tani ushtron profesionin e avokatit, ka thënë se me Zogajn ka avancuar një pjesë e madhe e punës së KGJK-së.

“U rizgjodh pa kundërkandidat sepse sigurisht që janë të kënaqur me punën e tij. Duhet me vlerësu punën e KGJK-së gjatë mandatit të Zogajt pasi ka avancuar një pjesë e të madhe e punës. Në këtë mandat i kanë votuar 124 gjyqtarë, që është punë e madhe, kanë avancu 70 gjyqtarë – të gjithë janë punë për lëvdata. Ka llogaridhënie më shumë. Konsideroj që kemi hap përpara, në efikasitet dhe cilësi të gjykatave. Përpara ka pasur vlerësim shabllon, tash kemi vlerësime më reale. Edhe KGJK-ja e ka kuptuar që vlerësimin duhet ta bëjë vetë, jo dikush nga politika”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Avokati ka pasur kritika për Qeverinë e Kosovës, për të cilin ka thënë se nuk është dashur t’ia ukë buxhetin KGJK-së krahasuar me vitin e kaluar.

“Nuk ka kushte elementare për mbajtjen e seancave. KGJK-ja duhet t’i bëjë presion Qeverisë të rrisë buxhetin e që më pas të kërkohet përgjegjësia nga KGJK-ja”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se tani ka rënë edhe numri i hartimeve të ligjeve.

Ish-gjyqtari i Apelit ka thënë se gjykatat po mbingarkohen sepse nuk ka gjyqtarë të mjaftueshëm.

[Edhe ![Zogaj: Mbingarkesa e ka dëmtuar cilësinë e vendimmarrjes](https://resources.koha.net/images/2026/March/09/ecd73926-5ed1-4ffa-ad22-d217dba74e59.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 9 mar 2026 Zogaj: Mbingarkesa e ka dëmtuar cilësinë e vendimmarrjes](https://www.koha.net/tempus-ktv/zogaj-e-vetmja-menyre-qe-drejtesia-me-qene-apolitike-eshte-qe-politikanet-te-qendrojne-larg-saj)

“Ka mbingarkim me lëndë gjyqësore sepse nuk emërohen gjyqtarë sa ka nevojë për me i shqyrtu lëndët. Të gjithë gjyqtarët kanë lëndë të zgjidhura mbi normë. Duhet të emërohen gjyqtarë të rinj”, ka shtuar Shala.

Shala nuk beson se dikush nga Qeveria mund të ndikojë në sistemin gjyqësor.

“Kjo qeveri nuk ka pas strategji për reformë në drejtësi, por për nënshtrim. Vendimin e parë që e kanë marrë, ua kanë ulur pagat e gjyqtarëve. Këto institucionet duhet pasur kujdes, nëse preket në sistemin e drejtësisë, shteti devalvon”, ka thënë ai.

[#hasan shala](https://www.koha.net/tag/hasan-shala) [#albert zogaj](https://www.koha.net/tag/albert-zogaj) [#Këshilli Gjyqësor i Kosovës](https://www.koha.net/tag/keshilli-gjyqesor-i-kosoves) [#qeveria](https://www.koha.net/tag/qeveria)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zogaj: Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KGJK do të jetë transparente dhe pa asnjë lloj ndërhyrje](https://resources.koha.net/images/2026/January/19/e100255a-1798-47b1-98af-2887010db297.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 19 jan 2026 Zogaj: Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KGJK do të jetë transparente dhe pa asnjë lloj ndërhyrje](https://www.koha.net/tempus-ktv/zogaj-gjykata-administrative-perfaqeson-hapin-e-fundit-ne-reformat-e-gjykatave)
- [![Zogaj: Ka shumë mangësi në luftimin e korrupsionit, por të paktën s’kemi lëndë që po parashkruhen](https://resources.koha.net/images/2024/July/08/2a1b426a-a852-420f-bd7d-fe80a5242fec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 kor 2024 Zogaj: Ka shumë mangësi në luftimin e korrupsionit, por të paktën s’kemi lëndë që po parashkruhen](https://www.koha.net/arberi/zogaj-ka-shume-mangesi-ne-luftimin-e-korrupsionit-por-te-pakten-skemi-lende-qe-po-parashkruhen)
- [![Zogaj rizgjidhet në krye të KGJK-së, mandatin s’do të mund ta çojë deri në fund](https://resources.koha.net/images/2024/July/04/3202db44-927d-4bdb-b67d-1e7b7915c8c6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 4 kor 2024 Zogaj rizgjidhet në krye të KGJK-së, mandatin s’do të mund ta çojë deri në fund](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/zogaj-rizgjidhet-ne-krye-te-kgjk-se-mandatin-sdo-te-mund-ta-coje-deri-ne-fund)
- [![Zogaj rizgjidhet kryesues i KGJK-së për një gjysmë mandati](https://resources.koha.net/images/2024/July/04/3202db44-927d-4bdb-b67d-1e7b7915c8c6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2024 Zogaj rizgjidhet kryesues i KGJK-së për një gjysmë mandati](https://www.koha.net/arberi/zogaj-rizgjidhet-kryesues-i-kgjk-se-per-nje-gjysme-mandati)

[Arbëri.]() [Hoxha: Për vrasjen e Arlinda Zekajt duhet të këtë përgjegjësi morale e penale](https://www.koha.net/arberi/hoxha-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt-duhet-te-kete-pergjegjesi-morale-e-penale)

[Arbëri.]() [Emilija Rexhepi i ankohet delegacionit të NATO-s: Çdo bisedë për komunitetet përqendrohet te serbët](https://www.koha.net/arberi/emilija-rexhepi-i-ankohet-delegacionit-te-nato-s-cdo-bisede-per-komunitetet-perqendrohet-te-serbet)

[Arbëri.]() [Gjykata sot do ta marrë vendimin për masën e paraburgimit ndaj Albert Sylajt](https://www.koha.net/arberi/gjykata-sot-do-ta-marre-vendimin-per-masen-e-paraburgimit-ndaj-albert-sylajt)

[Arbëri.]() [“Gjumi s’ka me iu marrë” – protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës](https://www.koha.net/arberi/gjumi-ska-me-iu-marre-protest-per-revolte-kombetare-ndaj-vrasjes-se-grave)

[Sporte të tjera.]() [Kosovën e presin ndeshje të vështira, Ostlund pranon rolin e autsajderit](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosoven-e-presin-ndeshje-te-veshtira-ostlund-pranon-rolin-e-autsajderit)

[Reklama.]() [Nga kampuset universitare dhe kualifikimet online në skenën ndërkombëtare: 16 finalistë synojnë Miami-n në finalen e Red Bull Wings Cup](https://www.koha.net/reklama-marketing/nga-kampuset-universitare-dhe-kualifikimet-online-ne-skenen-nderkombetare-16-finaliste-synojne-miami-n-ne-finalen-e-red-bull-wings-cup)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ish-kryetari i Apelit konsideron se Këshilli Gjyqësor ka bërë hap përpara nën drejtimin e Zogajt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ish-kryetari-i-apelit-konsideron-se-keshilli-gjyqesor-ka-bere-hap-perpara-nen-drejtimin-e-zogajt","datePublished":"2024-07-05T17:40:15+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:20:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":453,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë hap përpara në efikasitet dhe cilësi që kur drejtohet nga","url":"https://www.koha.net/arberi/ish-kryetari-i-apelit-konsideron-se-keshilli-gjyqesor-ka-bere-hap-perpara-nen-drejtimin-e-zogajt","keywords":"hasan shala, albert zogaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, qeveria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/July/05/cf162eaa-668c-4014-abf8-e9c4bc2e3c12.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
