TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Cesetlerde iki kişiye ait kimlik tespit edildi, bu kişiler "Aydınlar Grubu"na mensup değillerdi.

KAYIP - KAZILAR

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Agron Limani ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, njëri nga Klina dhe tjetri nga Istogu.

Limani në emisionin “60 Minuta” në KTV është shprehur se për identifikimin e tyre është pritur prej mujash dhe se javën tjetër do të informohen familjet e tyre.

Ai ka theksuar se këta dy persona mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, gërmime për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok.

“Javën e kaluar kemi pranuar dy raporte për dy identifikime të reja por nuk i përkasin grupit të 23 intelektualëve. Familjarët nuk janë njoftuar ende sepse është edhe një procedurë. Njëri është në Klinë, njëri në Istog. Është pritur koxha për identifikimin e tyre, prej muajsh është pritur për këto raporte. Besoj javën që vjen do të informohen familjet për këto verifikime. Nuk kemi informacion për zonën e veriut se do të bëhen gërmime të tjera”, ka thënë Limani.

Sa i përket mbetjeve mortore të cilat u gjetën në Zubin-Potok, tri prej të cilave u identifikuan se i përkasin tre prej 23 personave të cilët ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, Limani ka thënë se për pjesën tjetër të identifikimit do të duhet kohë sepse në lokacionit e parë dhe të tretë, trupat nuk kanë qenë komplet.

“Me gjasë do të marrë kohë sepse këto tri identifikimet e reja kanë qenë tek lokacioni që është quajtur lokacioni i dytë në Jabukë dhe aty trupat kanë qenë komplet. Te lokacioni i parë në Kalludër dhe ai i tretë, trupat për fat të keq kanë qenë jokomplet dhe pavarësisht që janë dërguar 29 mostra për këta trupa, duket që do të marrë kohë. Ndodhë jorrallë herë që për një person dërgohen disa mostra ndërsa për personin tjetër asnjë. Nuk mund ta parashikojmë se kur mund të identifikohen”, ka deklaruar Limani.

Limani ka bërë të ditur gjithashtu se aktualisht po bëhen gërmime në një fshat të Skënderajt për një person të zhdukur por që zbulimi sipas Limanit është paksa i vështirë për shkak të terrenit.

Më parë në atë vend janë gjetur mbetje mortore të dy personave të tjerë.

“Jemi duke bërë gërmime në një fshat të Skënderajt por aktualisht nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Gërmimet kanë nisur që tri javë por është një terren pak specifik. Në atë zonë janë gjetur vite më parë dy persona, kjo është viktima e tretë mirëpo viktima e tretë nuk po mund të zbulohet lehtësisht si viktimat e mëparshme sepse edhe ka kaluar shumë kohë edhe për shkak të terrenit. Po flasim për një person që dyshohet se është i zhdukur”, ka deklaruar Limani në KTV.

Siç ka njoftuar Limani, gërmimet kanë rifilluar edhe në Kozhlje afër Novi-Pazarit në Serbi por ende pa ndonjë rezultat. Hapësira atje është hekterëshe sipas Limanit dhe më parë ajo zonë është përdorur si depo mbeturinash.