Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka komentuar vendimin që Kosova të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut përgjatë tri vjetëve të ardhshme.
Hoti ka thënë se kushdo që merr vesh në ekonomi e kupton që ky vendim tregon varfëri ekonomike për vendin dhe mungesë të vizionit për zhvillim. Ai e ka quajtur udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje të padijshme të mbrapshtë.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar së fundmi se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 73.2 milionë euro.
“Ky na qenka 'tranzicioni energjetik' i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së. Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim. Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, ka shkruar Hoti në një reagim në Facebook.
-
Hükümet, ABD'den bölgesel şebekeye dahil edilmeyi değil, kömür gazlaştırmasına destek istedi.
-
Petrol fiyatları yükselmeye devam ediyor.
-
Kamuoyundaki alarm durumu Cumartesi günü test edilecek.
-
Bugün hava çoğunlukla güneşli, sıcaklıklar 33 dereceye kadar çıkacak.
-
PDK ve İttifak, anayasa meclisi oturumunun devam etmemesi halinde kitlesel protestoların yaşanacağı konusunda uyarıda bulundu.