Kuvendi nuk quhet i konstituuar në asnjë rrethanë, nëse nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij, ka vlerësuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Në një përgjigje për KOHËN, Hasani ka thënë se sipas nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas katër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar këtë çështje deri më tani, në këto rrethana, Kuvendi nuk mund të quhet i konstituuar.
“As sipas nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas katër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar këtë çështje deri më tani, Kuvendi nuk quhet i konstituuar në asnjë rrethanë nëse nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij. Këtë konstatim Gjykata e ka dhënë herën e fundit me rastin e sabotimit të zgjedhjes së nënkryetarit serb. Më pas, siç duhet, LVV-ja u detyrua ta votojë nënkryetarin nga komuniteti serb dhe ndodhi konstituimi legjislaturës së parafundit”, ka deklaruar ai.
Tutje Hasani ka thënë se çdo vendimmarrje e këtij Kuvendi të pakonstituuar sipas Kushtetutës dhe parametrave kushtetues me një gjasë shumë të madhe shpallet si jokushtetues.
Sipas tij, asnjë hap i konstituimit të Kuvendit nuk i ka ndjekur rrugët kushtetuese, duke shtuar se vetëm sa është thelluar edhe më shumë, ajo që ai e ka quajtur “kaosi jashtëkushtetues”.
“Gjendja aktuale në Kosovë është një gjendje krejtësisht jashtëkushtetuese që nga dita e dhënies së betimit e deri më sot. Asnjë dimension i konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk ka ndjekur rrugët kushtetuese, çdo gjë ka qenë arbitrare dhe jashtë çdo parametri kushtetues. Sot mund t'i duket dikujt që është e favorshme për të, por kjo situatë vetëm sa thellon edhe më shumë kaosin jashtëkushtetues që ka krijuar zoti Kurti me aleatët e vet”, ka deklaruar Hasani.
Kosova Meclisi Başkanı Albulena Haxhiu, LDK, Sırp topluluğu ve çoğunlukta olmayan Sırp olmayan toplulukların saflarından başkan yardımcılarının seçilmesinin ardından Kosova Meclisi'nin 11. yasama döneminin oluşturulduğunu ilan etti. LDK'dan Kujtim Shala, Sırp topluluğundan Tanja Vujovic ve diğer topluluklardan Emilia Rexhepi başkan yardımcısı seçildi.
Partia Demokratike e Kosovës sot në mëngjes ka bërë të ditur se e ka tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare dhe se nuk do të marrin pjesë në seanca pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas seancës së mbajtur sot, Haxhiu ka thënë se pozita e nënkryetarit mbetet e rezervuar për PDK-në dhe se do të votohet kurdo që ata kthehen në seancë.