TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Hamza: Özel Seçim Yasası'nın oylanacağı konusunda iyimseriz, PDK cumhurbaşkanlığı meselesine açık.

hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se të hënën në seancën e Kuvendit të Kosovës pritet të procedohet projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai ka thënë se është optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët.  Tutje ka folur edhe për çështjen e presidentit. Ka shtuar se nuk kanë kërkuar të jenë pjesë e Qeverisë, por nuk janë të mbyllur për t’i dhënë vendit president.  

“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë të jemi pjesë e qeverisë por nuk jemi të mbyllur dhe përjashtues për t’i dhënë vendit president. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji”, deklaroi Hamza.

Ai e cilësoi projektligjin si të rëndësishëm për procesin e drejtësisë, duke theksuar se qëndrimi i tij dhe i PDK-së nuk është kundër drejtësisë, por kundër asaj që ai e konsideron padrejtësi në proceset e Dhomave të Specializuara.

“Është një ligj tepër i rëndësishëm, është një ligj që kërkon të vendosë drejtësi. Nuk jemi kundër drejtësisë, jemi kundër padrejtësisë”, tha ai.

Sipas Hamzës, në procesin e deritanishëm ka pasur, siç u shpreh ai, mungesë transparence, llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje. Ai kritikoi gjithashtu vendimin që, sipas tij, prek historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Kemi parë mungesë transparence, mungesë llogaridhënie, mungesë mbikëqyrje, dhe kemi një vendim të padrejtë. Një vendim ku gjykohet historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”, deklaroi Hamza.

Hamza tha se synimi është që procesi i apelimit të zhvillohet brenda Dhomave të Specializuara dhe që vendimet të bazohen në prova dhe fakte.

“Ne po duam me vazhdu me besu në drejtësi. Dhe për këtë qëllim, Apeli do të fillohet brenda Dhomave të Specializuara, në kuadër të Dhomave të Specializuara, dhe ne presim që të ketë një vendim të drejtë, bazuar në fakte, në prova, jo thashetheme”, tha ai.

Duke folur për akuzën e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, Hamza tha se, sipas tij, personat e përfshirë nuk duhet të gjykohen për krime që nuk janë provuar.

Ayrıca Pazartesi günü, Yasama Komitesi, Özel Kanun'da yapılacak değişikliklere ilişkin yasa taslağını inceleyecek. Arberi Pazartesi günü, Yasama Komitesi, Özel Kanun'da yapılacak değişikliklere ilişkin yasa taslağını inceleyecek.

“Nuk mundet dhe nuk qëndron ‘ndërmarrja e përbashkët kriminale’, ata njerëz janë të pafajshëm. Nuk munden të gjykohen njerëzit për krime që s’i kanë bërë. Krimet duhet të faktohen”, u shpreh ai.

Kryetari i PDK-së theksoi se nuk kundërshton të drejtën e viktimave për drejtësi dhe hetimin e krimeve, por kërkoi që përgjegjësia penale të mbështetet në prova.

“Nuk jemi kundër asaj na që viktimat kërkojnë të drejtën e tyre. Nuk jemi kundër asaj na që krimet të hulumtohen, të faktohen, të provohen deri në fund. Deri në fund”, tha Hamza.

Në fund, ai theksoi se iniciativa nuk synon shpërbërjen e Dhomave të Specializuara, por vendosjen e mekanizmave që, sipas tij, do ta rikthenin procesin brenda kornizave juridike dhe ligjore.

“Ne nuk po e shpërbëjmë Gjykatën apo Dhomat e Specializuara, por po vendosim mekanizma, po e vendosim, po e kthejmë brenda normave juridike dhe ligjore”, deklaroi Hamza.

Ai shprehu bindjen se projektligji do të marrë mbështetjen e deputetëve dhe se procedurat e tij do të përfundojnë brenda Kuvendit.

Diğer güncellemeleri okuyun
Kosova Demokrat Partisi - PDK

PDK buluşuyor

Kosova Demokrat Partisi mevcut durumu görüşmek üzere toplandı. Cumhurbaşkanlığı ve...