Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga një vit burgim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të tjerëve në rigjykimin e rastit “Veteranët”, duke i liruar nga akuzat që të gjithë, pasi tha se nuk është provuar se ata kishin kryer veprën penale që u ngarkohej.
Në një vendim të 9 shtatorit, Apeli ka konstatuar se Prokuroria nuk e ka provuar se ata e kanë keqpërdorur pozitën e tyre me dashje për t’u dhënë statusin e veteranit personave që nuk i plotësojnë kushtet.
Vendimi i Apelit u mor pas ankesës së mbrojtjes së Çekut dhe të tjerëve ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në verën vitit 2025.
Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim Çekun, ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputetin Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin.
Ajo i ngarkonte ata për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë mbi 88 milionë euro.
Në rastin e njëjtë, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj ishin shpallur të pafajshëm për akuzat e njëjta.
Në vendimin e 9 shtatorit, Apeli e mbajti në fuqi aktgjykimin lirues të Themelores për Lushtakun dhe Elezajn pas ankesës së Prokurorisë.
Prokurorët kishin argumentuar se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.
Eski özel yetkili savcı Elez Blakaj'ın hazırladığı iddianameye göre, söz konusu kişilerin 2011-2017 yılları arasında Kosova Kurtuluş Ordusu Savaşı'nda şehit, engelli, gazi, mensup ve tutukluların statülerinin tanınması ve doğrulanması için Hükümet Komisyonu üyesi olarak görev yaparak resmi görev ve yetkilerini kötüye kullandıkları, yetkilerini kasıtlı olarak aştıkları ve resmi görevlerini yerine getirmedikleri, sürekli olarak yasadışı olarak ve devlet bütçesine zarar verecek şekilde başkalarına yarar sağladıkları iddia ediliyor.
Megjithatë, Apeli tha se në vendimin e tij vendosi se provat nuk e arrinin nivelin e nevojshëm për të vërtetuar se ata, individualisht dhe me dashje, kishin kryer veprën penale për të cilën ishin dënuar.
Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë mbi 53 mijë persona.
Prej tyre, gati 37 mijë janë përfitues nga skema për veteranët e luftës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015.
Pas rritjes së fundit në janar të këtij viti për 20 për qind, pensioni i tyre mujor është 204 euro.