Gjoba deri në 9000 euro janë paralajmëruar për bizneset prodhuese, marketet dhe subjektet tjera që tregtojnë produkte të ndaluara të qumështit.
Në një paralajmërim publik në Facebook, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë thirrje që çdo subjekt që merret me produkte të qumështit t’i largojë menjëherë nga tregu të gjitha produktet që janë konstatuar si të papërputhshme.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për produktet që kanë përbërës të padeklaruar. Në njoftim janë përmendur dy raporte zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e që sipas njoftimeve ÖNİZLEME bëhet fjalë për shtatë produktet: Holla Barista 3.8%, 1 litër; Crem për pite Bylmeti; Holla Cooking Crem, 1 litër; Qumësht My Cow 3.2%, 1 litër; Mazë tradicionale Drena; Mazë tradicionale Milket; Krem për pite Bianco, 700 g.
Tek ka paralajmëruar intensifikim të kontrolleve, Inspektorati ka thënë se gjobat prej 3 mijë deri në 9 mijë euro parashihen në Ligjin për Inspektoratin Qendror.
“IQMT thekson se mos tërheqja nga tregu e produkteve të konstatuara me mospërputhje, përfshirë produktet me përmbajtje të padeklaruar, përbën shkelje të kërkesave ligjore dhe cenon interesat dhe të drejtat e konsumatorëve. Për këtë arsye, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, (MINTI) përmes IQMT-së, do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të kërkesave ligjore. IQMT i fton të gjitha bizneset që të veprojnë menjëherë dhe me përgjegjësi, duke i tërhequr nga tregu produktet e identifikuara me mospërputhje dhe duke respektuar të gjitha kërkesat e organeve kompetente. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve në treg janë përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në paralajmërim.
Aksioni i autoriteteve për tërheqjen e disa produkteve të qumështit nga tregu ka dalë pas inspektimeve muajve të fundit e që sipas autoriteteve kanë rezultuar me një numër të konsiderueshëm të produkteve që mbajnë përbërës të padeklaruar në etiketë. Ndër shkeljet, prin prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur.
-
Ahmeti'nin Lise Bitirme Sınavı Hakkındaki Görüşleri: Kopya çekmeye olanak sağlayan öğretmenler öğretmenlik lisansını hak etmiyor.
-
Haradinaj'ın idamını isteyen kişiye bir ay hapis cezası verildi.
-
İhale usulsüzlüğüyle suçlanan Altyapı Bakanlığı yetkilileri görevden uzaklaştırıldı.
-
Haziri: LDK ile işbirliğinden uzaklaşanların üzerinden duman yükselecektir.
-
Hani-i Elezit sakinleri "Lastik yok, sağlık var" diyerek "SharrCem"e karşı protesto düzenledi.