Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar të drejtë dhe parimor qëndrimin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos bashkëqeverisë me Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.
Perşembe günü, LDK-ja njoftoi se ka hequr dorë nga kërkesa e saj për të marrë postin e presidentit. Ajo bëri thirrje për president jopartiak si kriter për të qëndruar në sallë për kuorum.
“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij. Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes. Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Aleanca e ka refuzuar vazhdimisht komunikimin me Kurtin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kjo parti ka thënë se i ka gjashtë kërkesa për Kurtin që ta mbështesë në formim të institucioneve.
“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T'i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet”, ka shkruar tutje Gjini.
-
VV ve LDK milletvekilleri siyasi tartışmaları sosyal ağlara taşıyor.
-
LVV-LDK anlaşması için sinyaller verildi.
-
Agim Çeku neden bağımsızlığını ilan etmedi?
-
Kurucu oturum tarihi belirlendi, partiler başkanlık seçimleri için son tarihle karşı karşıya.
-
Kosova Polje'deki bazı özel anaokulları fiyatları 30 euro artırdı.