TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Yılın ilk altı ayında göçmenler Kosova'ya yaklaşık 700 milyon euro getirdi.

yontmak

692 milionë euro është vlera e remitancave që mërgimtarët i kanë sjellë në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit 2026. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shumë është për 5.7 për qind më e madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla. Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik.

“Për vite me radhë, nga çdo cep i Evropës dhe përtej Atlantikut, mërgata është pranë Kosovës. Me punën e saj, me sakrificën e saj dhe me kontributin e saj. Është pranë saj edhe sot, si pjesë e fuqisë ekonomike dhe e potencialit të Kosovës për të ardhmen. Vetëm në periudhën janar-qershor 2026, remitancat nga mërgata arrijnë në 692 milionë euro, apo 5.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Një shifër që tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes dhe të jetë pjesë e pazëvendësueshme e saj”, ka shkruar Gërvalla e cila mban edhe postin e ministres së Drejtësisë.

Sipas saj, këto mjete kanë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e familjeve, konsum, kursime dhe investime, por edhe në stabilitetin ekonomik e financiar të Kosovës. 

Ka shtuar se përgjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12% deri në 14% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV-së) së Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që Kosovën nuk e latë kurrë. E mbajtët në ditët më të vështira. E mbajtët në luftë, gjatë luftës e pas luftës. E mbani edhe sot ngrohtësisht në zemër. Sepse Kosova, për ju, nuk është vetëm vendi prej nga keni ardhur. Është shtëpia që e mbani me vete, kudo që jetoni. Për Kosovën tuaj, për këtë Republikë, për gjithçka që keni dhënë. Mirënjohje përherë”, ka shkruar tutje ajo.