Me afrimin e sezonit të gripit, në Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë nisur të shtohen pacientët me simptoma gripi, ndërsa qytetarët që vaksinohen çdo vit ende nuk e dinë se kur do të mund ta marrin vaksinën këtë sezon. Mjekët thonë se presin të ketë një numër më të shtuar të pacientëve. Për kohën se kur do të fillojë dhënia e vaksinave, informacione nuk kanë as në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet
Qytetarët që vaksinohen çdo vit kundër gripit sezonal janë ende në pritje të vaksinave, ndërsa nuk kanë informacion se kur do të mund t’i marrin ato këtë sezon.
Adem Krasniqi thotë se vaksinimi e ndihmon atë nga gripi dhe se është në pritje që të nisë edhe këtë vit.
“Po, e kam marrë çdo vit. Vetëm këtë vit ende s’po di a fillojnë me dhanë apo jo, se i marr ato me të vërtetë po ndihmojnë kështu”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Artan Sinanaj, i cili vaksinohet çdo vit, thotë se nuk e di se kur do të mund ta marrë atë.
“Vaksinat e gripit sezonal i marr çdo vit edhe kam pas rezultat, jo vetëm unë, po krejt familja ime, me prindër, me fëmijë, me të gjithë. Pak a shumë, po mendojmë se po na lehtëson, normalisht, sepse edhe për atë punë i marrim. Realisht, këtë vit ende s’e kam marrë, ndoshta edhe s’kanë ardhur ende”, ka thënë ai.
Vaksinimi ishte planifikuar të niste në fillim të tetorit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se vaksinat do të arrijnë në Kosovë me tri javë vonesë.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë thënë se janë në pritje të informatave për vaksinimin kundër gripit sezonal.
Mjeku familjar, Rushit Ismajli, thotë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga IKSHPK-ja, as për vaksinat e as për nisjen e vaksinimit.
“Ne akoma nuk kemi ndonjë informacion nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për gripin sezonal, mirëpo po presim që të kemi edhe informacionin, edhe vaksinën për këtë situatë”, ka thënë Ismajli.
Ai ka theksuar se ditëve të fundit është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për simptoma të ngjashme me gripin, ndonëse nuk ka pasur raste të komplikuara.
“Ne kemi pasur një numër lehtësisht të shtuar të pacientëve që kanë simptoma gripoze, me kollitje, temperaturë, shkuarje hundësh, dhimbje të trupit, mirëpo këto mund të lidhen edhe me viruse të tjera, jo me patjetër me gripin sezonal. Mund të lidhen me virus të hundës, që ne i themi rinovirus. Ne edhe presim që këtë sezon të kemi një numër më të shtuar të pacientëve, prandaj jemi edhe të përgatitur si staf që të ballafaqohemi me këto situata”, ka thënë Ismajli.
Sipas IKSHPK-së, vonesa në arritjen e vaksinave lidhet me ndryshimet në shtamet e virusit të gripit të rekomanduara për këtë sezon.
“Këtë vit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore. Këto ndryshime kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, si dhe në furnizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, ku vaksinat pritet të arrijnë me 21 ditë vonesë nga afati i planifikuar. Vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Republikën e Kosovës më 21 tetor 2026”, thuhet në njoftimin që më herët ka bërë IKSHPK-ja.
Sipas IKSHPK-së, këtë sezon pritet të arrijnë 85 mijë doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se furnizimi me vaksinën kundër gripit sezonal po vonohet për shkak të problemeve te prodhuesit.
Sipas MSH-së, operatori ekonomik me të cilin ka kontratë aktive e ka njoftuar Ministrinë për vonesat në fillim të këtij muaji.
“Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe furnizimin me vaksinën kundër gripit sezonal. Megjithatë, vonesat në këtë rast janë shkaktuar nga vetë prodhuesi, për çka Ministria është njoftuar nga operatori ekonomik. Për vonesat e shkaktuara në furnizim, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj operatorit ekonomik, në përputhje me kushtet e kontratës dhe dispozitat ligjore në fuqi”, ka bërë të ditur Ministria.
Për dallim nga Kosova, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar për nisjen e vaksinimit kundër gripit sezonal më 30 shtator dhe për sigurimin e 280 mijë dozave, të cilat do të jenë në dispozicion të grupeve prioritare.
Vitin e kaluar, edhe në Kosovë vaksinimi kundër gripit kishte filluar më 1 tetor.
NIPHK'ya göre, her yıl dünya çapında yaklaşık bir milyar mevsimsel grip vakası bildirilirken, bunların yaklaşık 3 ila 5 milyonu ağır seyrediyor.
Bu verilere göre, gelişmekte olan ülkelerde beş yaşın altındaki çocuklarda görülen ölümlerin yaklaşık yüzde 99'u grip kaynaklı alt solunum yolu enfeksiyonlarıyla ilişkilidir.