TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

"Dukagjini", en pahalı kitapları satın alan velilere fiyat farkını iade edecektir.

Kitabın

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme zbritjen e çmimit të shitjes për  tekstet shkollore për 10 për qind për të gjitha tekstet e përfshira në katalogun e miratuar. 

“Dukagjini” ka thënë se me shitjen e teksteve shkollore kishte nisur më herët sesa që u publikua katalogu nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të enjten. 

"Duke nisur nga fakti se vendimi për përcaktimin e çmimeve është pranuar nga ne, më 27.08.2026, vetëm pesë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, një pjesë e teksteve shkollore tashmë është blerë me çmimet e aplikuara para përcaktimit të çmimeve të reja nga Ministria", thuhet nga "Dukagjini".

Por, “Dukagjini” ka thënë se prindërit që kanë paguar tekstet shkollore më shtrenjtë do të kompensohen.

“Për realizimin e kthimit të diferencës, blerësit mund të paraqiten në pikën ku i kanë blerë tekstet, duke e pasur me vete kuponin/faturën ose dëshminë përkatëse të blerjes. Nga dita e hyrjes në fuqi të Vendimit, të gjitha tekstet tona shkollore do të shiten sipas çmimeve të përcaktuara në Katalogun e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Shtëpia botuese "Dukagjini" do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kthimi i diferencës të realizohet në mënyrë të rregullt dhe transparente për secilin blerës që ka paguar çmim më të lartë, duke shmangur kështu diskriminimin ndaj çdo blerësi pa fajin tonë”, ka njoftuar “Dukagjini”. 


 

Diğer güncellemeleri okuyun
Okul Kitapları - okul - ders kitapları

Katalog Milli Eğitim Bakanlığı tarafından yayınlanıyor ve ders kitaplarına yönelik sübvansiyon fonlarının tahsisi başlıyor.

Ka filluar ekzekutimi i mjeteve për subvencionimin e librave shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe...