Në Vjenë, Koln, Cyrih e Kanada janë paralajmëruar tubime nga shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, bëri të ditur platforma “Liria ka Emër”. Në Munih u mbajtën të premten protesta.
Sipas njoftimit, këto tubime mbahen pas atyre të shumtave që u mbajtën në Kosovë pas vendimit dënues që iu shqiptuan Dhomat e Specializuara në Hagë ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Një protestë u mbajt dje në Prishtinë me mijëra pjesëmarrës, ndërsa tubim u organizua edhe në mbrëmje për të tretën natë radhazi në kryeqytet.
Qytetarët që protestuan në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkuan shfuqizimin ose ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla e mbështetje financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Çarşamba günü Özel Mahkeme, Haşim Thaçi ve Jakup Krasniqi'yi savaş suçlarından suçlu bularak her birine 25 yıl hapis cezası verdi; Kadri Veseli 18 yıl, Rexhep Selimi ise 13 yıl hapis cezasına çarptırıldı.