Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është caktuar në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryetares së partisë, pasi kryetari i deritashëm Bedri Hamza, të mërkurën është dorëhequr nga pozita.
“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, ka bërë të ditur zyra për media e PDK-së.
Tutje PDK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.