Politologu Alban Bokshi ka thënë se dhuna e ushtruar nga protestuesit në protestat në Shqipëri është e justifikuar.
Bokshi në “Konfront” të KTV-së ka thënë se kjo dhunë është shprehje e pakënaqësisë së protestuesve dhe është deklarata e tyre politike.
Ai ka thënë se pati për plotë 135 ditë protestë të qetë në Shqipëri, por ajo protestë u përbuzë e u përçmua nga kryeministri Edi Rama.
“Ato 135 ditë protesta të qeta u shpërfillën. U injoruan, u përbuzën, u përçmuan nga kryeministri Edi Rama. Ai edhe i ka identifikuar dhe i ka tallur, përqeshur e fyer protestuesit. Shpërthimi i dhunës tash na qenka i papritur dhe qenka faji i protestuesve? Jo tash duhet të dëgjosh përmes protestave. Protesta e dhunshme nuk është e kotë. Kjo është esenca. Është pakënaqësi, është deklaratë politike”, ka thënë Bokshi.