Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të hetojnë dokumentet e publikuara si “Top SeKret” në lidhje me Fatmir Shehollin, ku ndër tjerash përmendet një plan për radikalizimin islam të të rinjve në Kosovë dhe ndërtimin e xhamive në vende të dukshme.
Ai theksoi se cdo pretendim duhet të verifikohet dhe të zbulohet se kush e ka hartuar dokumentin dhe për çfarë qëllimi.
“Sipas asaj që është bërë publike, në të Bashkësia Islame e Kosovës paraqitet si një institucion gjoja nën ndikimin ose kontrollin e shërbimeve të sigurisë së shtetit serb, ndërsa xhamitë dhe medresetë paraqiten si të ndërtuara apo të financuara nga Serbia, me pretendimin se përmes Bashkësisë Islame të Kosovës synohej shndërrimi i Kosovës në “Kandahar”. Këto janë pretendime jashtëzakonisht të rënda. Për këtë arsye, ato nuk mund të trajtohen as si të vërteta të mirëqena dhe as të mbeten vetëm në nivelin e interpretimeve apo deklarimeve publike. Ato duhet t’i nënshtrohen verifikimit të plotë institucional, mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe provave”, ka thënë Tërnava.
Tërnava po ashtu të rëndësishme e ka cilësuar sqarimin se në çfarë mase ky dokument, apo materiale të tjera të ngjashme, janë përdorur gjatë viteve të fundit “si bazë për akuza, fushata apo veprime kundër Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, xhamive, medreseve, teologëve, imamëve dhe udhëheqësve të saj”.
“Nëse një dokument i tillë është përdorur për të ndërtuar akuza apo për të ndikuar në opinionin publik, edhe kjo është çështje që meriton të sqarohet nga institucionet kompetente”.
Në telefonin e Fatmir Shehollit, Prokuroria ka gjetur një fotografi me mbishkrimin “Top Sekret 2” e cila përmban një tekst në gjuhën serbe, që sipas prokurorisë, është plan veprimi që synon ta paraqesë Kosovën si shtet të radikalizuar dhe ekstremist.
“Pasi të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd, shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive. Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër autoudhave, shkollave, qendrave tregtare, ndërsa xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen”, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj tij.
Ayrıca
SPRK: Şeholi seçimleri etkilemeye çalıştı ve İslamcı radikalleşme yoluyla Kosova'yı boşaltmayı planladı.
Bu gizli belgede, Kosova'da insanların kendilerini yabancı bir ülkede yaşıyormuş gibi hissetmelerini sağlayacak bir ortam yaratılması gerektiği, bunun sonucunda gençlerin bir kısmının Kosova'dan kaçacağı ve bir kısmının da İslam'ı kabul edeceği belirtiliyor.
Belgede, amacın Batılı güçlerin Kosova hakkındaki görüşlerini değiştirmek ve böylece ülkenin Sırp egemenliğine geri dönmesini sağlamak olduğu belirtiliyor.
https://www.koha.net/kronike/psrk-sheholli-tentoi-te-ndikoje-ne-zgjedhje-dhe-planifikoi-zbrazjen-e-kosoves-permes-radikalizimit-islam