TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Berisha-Rexhepi: Kurumlar, aile içi şiddet vakalarının ele alınış biçimini acilen gözden geçirmelidir.

Shkodra-Haliti dhe Berisha-Rexhepi

Avokatja Bedrie Berisha-Rexhepi ka thënë se motivet për vrasjet e grave nga bashkëshortët gjithmonë mbesin problematike, megjithatë sipas saj, nga praktika motivet e vrasjes së kësaj natyre zakonisht janë të ulëta, si xhelozia. 

Sipas saj, nevojitet rishikimi i mënyrës se si punojnë institucionet me trajtimin e këtyre rasteve.

“Motivet gjithmonë mbesin problematike. Në secilin rast, motivet e vrasjeve të natyrës familjare të grave, nëse më lejohet të them, janë për motive të ulëta sepse nga praktikat që kemi pasur, gjithmonë kanë qenë të kësaj natyre, motive të xhelozisë. Institucionet duhet që urgjentisht të rishikojnë mënyrën se si punojnë me trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Ka nevojë për një reformë jashtëzakonisht të madhe në Qendrat për Punë Sociale. Janë vetëm tri Qendra për Punë Sociale në komunën e Prishtinës”, ka thënë ajo të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.

Berisha-Rexhepi ka shtuar se në secilën rrethanë, shteti është përgjegjës kryesor, por duhet të punohet edhe lidhur me përgjegjësitë individuale.

“Në secilën rrethanë, shteti është përgjegjësi kryesor. Por ne harrojmë përgjegjësitë tona individuale. Nuk duhet ta drejtojmë gishtin vetëm ndaj institucioneve, të fillojmë të ndryshojmë nga vetja. Te ne është krijuar një tendencë dhe praktikë të bëhet shumë zhurmë, shumë debat pasi të ndodhë një krim apo tragjedi, por fatkeqësisht nuk zgjat shumë. Këto debate e diskutime duhet të ndodhin çdo ditë në mënyrë që të bëhen ndryshimet, jo vetëm kur ndodh diçka”, ka thënë ajo. 

E menaxherja për marrëdhënie me publikun në Rrjetin e Grave të Kosovës, Fortuna Shkodra-Haliti, dështimin institucional për ta parandaluar dhunën e ka lidhur edhe me rastet kur një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj në një hapësirë publike edhe pse ka pasur urdhërmbrojtje. 

Sipas saj, dënimet për rastet e dhunës në familje janë aq të ulëta sa i hapin rrugë dhunuesve të tjerë.

“Një prej shqetësimeve kryesore në këto raste është mosproporcionaliteti midis seriozitetit të dhunës dhe dënimit. Ka raste kur persona të dënuar për dhunë në familje kanë marrë gjoba prej 50 eurosh ose janë dënuar me kusht apo fare, dënime të tilla normalisht që i hapin udhë dhunuesve të tjerë dhe viktimat bëhen më të pashpresa”, ka thënë ajo.