Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i kanë quajtur shokuese pamjet nga Beogradi, ku të hënën është varrosur me nderime të larta i dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiq. E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nga mohimi i gjenocidit ka kaluar në adhurim të tij
Pas kritikave të shumta për heshtje në lidhje me glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga Serbia, të martën janë deklaruar presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ata i kanë quajtur shokuese pamjet nga Beogradi, kur të hënën i dënuari për gjenocid është varrosur me nderime të larta shtetërore në Beograd.
“Pamjet nga funerali i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin shokuese. Ratko Mlladiq ishte i dënuar për krime lufte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera. Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve serbë në varrim është për keqardhje të thellë. Ky është një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së re evropiane dhe është kundër vlerave që çojnë Serbinë drejt BE-së”, thuhet në postimet që kanë bërë me të njëjtën përmbajtje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der leyn dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. “Kujtimet tona sot janë me viktimat e krimeve të kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë”, thuhet në prononcimet e dy krerëve të dy institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.
Costa dhe Von der Leyen janë kritikuar të hënën edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq për heshtje. Shefi i qeverisë kroate ka thënë se glorifikimi i Mlladiqit nga ana e Serbisë nuk është diçka për të cilën mund të flasin vetëm zëdhënësit në BE, por duhet të deklarohen edhe Costa, Von der Leyen dhe Kaja Kallas.
Nga burimet diplomatike mësohet se edhe nga shtetet e tjera është kërkuar që të reagohet në mënyrë më të qartë nga BE-ja.
Në fakt, një ditë më parë, Paula Pinho, zëdhënëse e Komisionit Evropian, në një konferencë për media ka thënë se varrimi i Mlladiqit nuk u bë me nderime shtetërore, ndonëse në të morën pjesë ushtarë serbë, ministra e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.
Për qasjen e Serbisë, përkatësisht nderimet që i janë bërë Mlladiqit, ka reaguar të martën edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se Serbia nga mohimi i gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës ka kaluar në adhurim të këtij krimi serb, ku më 1995 janë vrarë mbi 8000 boshnjakë civilë, përfshirë edhe shumë të rinj.
Kurti, Facebook paylaşımında Sırbistan'ın sürekli olarak gelecekteki kan dökülmesine yönelik korkunç gösteriler düzenlediğini söyledi.
“Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991, e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme. Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë. Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka kujtuar se Mlladiqi është shpallur fajtor për gjenocidin me mbi 8000 të vrarë në Srebrenicë.
Kurti, "Srebrenitsa soykırımı, toplu mezarlar, binlerce kurbanın adli kimlik tespiti, hayatta kalanların tanıklıkları ve cesetlerin öldürülmesi ve saklanması operasyonunun ayrıntılı belgeleriyle kanıtlanmış tarihi bir gerçektir, tarihi bir yorum veya siyasi bir suçlama değildir. Boşnak erkekler ve oğlanlar ailelerinden ayrıldı, sistematik olarak idam edildi ve toplu mezarlara atıldı; daha sonra cesetlerinin çoğu çıkarılarak suçun izlerini gizlemek için ikincil ve üçüncül mezarlara dağıtıldı. Ratko Mladic bu makinenin komutanıydı, tanığı değil," diye yazdı. "Slobodan Miloseviç haklı olarak Balkanların kasabı olarak adlandırıldı ve bu kasabın birçok bıçağı vardı, ancak Ratko Mladic onun ana baltasıydı ve resmi Belgrad şimdi onu yüceltiyor."
Ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se se nderimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga ana e Serbisë është akt i turpit të thellë moral dhe politik.
“Nderimet ushtarake që iu bënë Ratko Mlladiqit, së bashku me pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë në nderimin e tij, përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid. Kjo është zgjedhja që Beogradi bëri sot. Kjo zgjedhje flet gjithashtu për një vazhdimësi më të thellë politike. Serbia sot udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, i cili shërbeu si ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit. Dekada më vonë, shteti serb vazhdon t’u japë legjitimitet figurave dhe narrativave të rrënjosura në të njëjtën politikë të spastrimit etnik, zgjerimit territorial dhe mizorive masive që shkatërruan rajonin tonë në vitet ’90. Nderimi i Mlladiqit përmes institucioneve shtetërore tregon se sa shumë nga ajo trashëgimi politike Serbia ende refuzon ta përballet”, ka shkruar Konjufca në rrjetin “X”.
Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë, në moshën 84-vjeçare. Ai ishte duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë. Njihej ndryshe edhe si “Kasapi i Bosnjës”.