TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

AB, Özel Hukuk Yasası'nda yapılacak değişikliğe ilişkin oylamadan endişe duyuyor.

BE

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një përgjigje,  një zëdhënës i BE-së i ka thënë KOHËS se ky veprim bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

“BE-ja ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që vepron brenda sistemit juridik të Kosovës dhe që është i përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, thuhet në përgjigje.