---
description: Arianita HotiDhënia e barnave pa recetë mjekësore është shndërruar në një praktikë të zakonshme në shumë barnatore.Ekipi i KOHËS i ka vizituar disa barnatore në
title: Barnatoret ofrojnë medikamente pa përshkrim nga mjeku
image: https://resources.koha.net/images/2021/September/03/Barnatoret-Barna-ilustrim-Prishtine-13-01-2014-dp11630690864.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Barnatoret ofrojnë medikamente pa përshkrim nga mjeku

- 23 qershor 2025 19:26
- Shpërndaje në:

- 23 qershor 2025 19:26
- Shpërndaje në:

## Dhënia e barnave pa recetë mjekësore është bërë gjithnjë e më e zakonshme në barnatoret e Kosovës. Në Inspektoratin Farmaceutik thanë se ky fenomen është më i përhapur në Prishtinë dhe në Mitrovicë. E në Odën e Farmacistëve theksuan se ndër shkaktarët kryesorë është mungesa e farmacistëve të licencuar e mosfunksionalizimi i recetës elektronike

**Arianita Hoti**

Dhënia e barnave pa recetë mjekësore është shndërruar në një praktikë të zakonshme në shumë barnatore.

Ekipi i KOHËS i ka vizituar disa barnatore në kryeqytet për të verifikuar nëse barnat me recetë jepen edhe pa të.

Në njërën prej tyre ekipi ka kërkuar një antibiotik me dozë 500 miligramë, i cili, sipas ligjit, nuk lejohet të lëshohet pa përshkrimin e mjekut.

Edhe pse farmacistja fillimisht deklaron se ky bar nuk jepet pa recetë, ajo në fund e ofroi barin pa ndonjë dokument apo vlerësim mjekësor.

[Edhe ![Ministria e Shëndetësisë rishikon çmimin e produkteve medicinale](https://resources.koha.net/images/2026/August/23/faa8e6d5-1e8d-434a-bd7f-f0f3ff029702.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 gus 2026 Ministria e Shëndetësisë rishikon çmimin e produkteve medicinale](https://www.koha.net/arberi/ministria-e-shendetesise-rishikon-cmimin-e-produkteve-medicinale)

Këtë fenomen e ka konfirmuar për KOHËN edhe Inspektorati Farmaceutik i Kosovës, në një përgjigje të të cilit institucion theksohet se në fillim të këtij viti i ka gjetur disa shkelje në dhënien e barnave pa recetë dhe 173 shkelje të tjera nga farmacitë.

“Janë gjetur shkelje në 182 inspektime, si: në 101 raste mungesë e stafit profesional në barnatore; në 68 raste janë gjetur produkte të paautorizuara për qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës; 9 raste për dhënie të produktit pa recetë mjekësore. Duke u nisur nga fakti se përqendrimi më i madh i subjekteve është në Komunën e Prishtinës, ky fenomen më i shprehur është në Regjionin e Prishtinës, si dhe në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Sipas specialistes së mjekësisë familjare, Selvete Hyseni, bari me efekt të fortë qetësues është më i kërkuari, i cili jepet pa recetë.

Ajo tregon edhe pasojat që i ka ky ilaç i cili përdoret pa udhëzim të mjekut.

“Tabletat si diazepami, nuk duhet të merren pa recetë të mjekut specialist. Fatkeqësisht, shumë persona i marrin ato pa pasur fare vlerësim mjekësor dhe pa ditur nëse ka indikacion për përdorim, apo jo. Kam pasur raste ku pacientët i kanë konsumuar dy apo tri tableta njëkohësisht, gjë që u ka shkaktuar gjendje alivanosjeje, përgjumje të thellë dhe humbje të përkohshme të orientimit. Rreziku është edhe më i madh tek ata që më parë kanë përdorur substanca narkotike, shpesh vijnë dhe ushtrojnë presion që t’ua japim një rekomandim të shpejtë me shkrim, vetëm për ta mundësuar marrjen e barnave në farmaci, pa e pasur një vlerësim nga psikiatri apo neurologu”, ka thënë specialistja Hyseni.

Ky problem është ngritur edhe nga vetë Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila e ka shprehur shqetësimin për rritjen e këtij fenomeni.

Nënkryetari i Odës, Astrit Haxhijaha, në një deklaratë për KOHËN, i ka dhënë disa nga arsyet kryesore pse kjo praktikë po ndodh gjithnjë e më shpesh.

“Mendojmë që shkaqet kryesore të dhënies së barnave pa recetë po ndodhin për shkak të mungesës së farmacistit të licencuar në barnatore, i cili shpeshherë zëvendësohet me ndonjë profesionist tjetër shëndetësor. Ndërsa, faktori tjetër është edhe mungesa e recetës elektronike dhe mosfunksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor”, ka thënë Haxhijaha.

[Edhe ![Mungojnë disa barna, distributorët kërkojnë fitim më të lartë](https://resources.koha.net/images/2026/January/23/dfd9b5be-3af5-4b9c-a227-c66a051183f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 jan 2026 Mungojnë disa barna, distributorët kërkojnë fitim më të lartë](https://www.koha.net/arberi/mungojne-disa-barna-distributoret-kerkojne-fitim-me-te-larte)

Haxhijaha ka kërkuar nga qytetarët të cilët hasin në këso raste, t’i lajmërojnë ato në inspektorat.

E, zyrtarë të Inspektoratit Farmaceutik kanë thënë se pos inspektimit, ata janë duke i monitoruar edhe shitjet online, ku janë evidentuar raste të shitjes së suplementeve pa kontroll të duhur, dhe se rastet, sipas tyre, janë përcjellë për trajtim tek institucionet përkatëse.

[#BARNATORE](https://www.koha.net/tag/barnatore) [#barna](https://www.koha.net/tag/barna) [#kosove](https://www.koha.net/tag/kosove) [#inspektorati shendetesor](https://www.koha.net/tag/inspektorati-shendetesor) [#barna pa recete](https://www.koha.net/tag/barna-pa-recete)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mjekët s’i informojnë pacientët në Prishtinë për barnat që mund t’i marrin falas](https://resources.koha.net/images/2025/August/10/1e1395fa-173d-44a2-a8e1-54979a05524c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 gus 2025 Mjekët s’i informojnë pacientët në Prishtinë për barnat që mund t’i marrin falas](https://www.koha.net/arberi/mjeket-si-informojne-pacientet-ne-prishtine-per-barnat-qe-mund-ti-marrin-falas)
- [![Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas](https://resources.koha.net/images/2024/September/14/d2d56576-042c-4ce7-84c6-6e243bba3f3e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 kor 2025 Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas](https://www.koha.net/arberi/ne-mitrovice-te-veriut-gjenden-barna-te-paautorizuara-per-tregun-vendas)
- [![Shteti lë pacientët nën mëshirën e kompanive farmaceutike](https://resources.koha.net/images/2024/April/24/e14ff167-69dd-4425-a6ad-17f9e51e5ecc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 pri 2025 Shteti lë pacientët nën mëshirën e kompanive farmaceutike](https://www.koha.net/arberi/shteti-le-pacientet-nen-meshiren-e-kompanive-farmaceutike)

[Sport.]() [Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027](https://www.koha.net/sport/ministri-i-sportit-dhe-rinise-zbulon-buxhetin-per-vitin-2027)

[Arbëri.]() [Investimet kapitale të Qeverisë Kurti për 2026 dhe projektet për vitin 2027 – sonte në “Interaktiv” Blend Hasaj](https://www.koha.net/arberi/investimet-kapitale-te-qeverise-kurti-per-2026-dhe-projektet-per-vitin-2027-sonte-ne-interaktiv-blend-hasaj)

[Futboll.]() [Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B](https://www.koha.net/futboll/kosova-te-marten-meson-kundershtaret-e-liges-b)

[Futboll.]() [Simeone: Kane e meritoi plotësisht “Topin e Artë”](https://www.koha.net/futboll/simeone-kane-e-meritoi-plotesisht-topin-e-arte)

[Arbëri.]() [Inspektorati zhvillon aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime brenda ditës](https://www.koha.net/arberi/inspektorati-zhvillon-aksion-kunder-parregullsive-ne-shitjet-online-23-inspektime-brenda-dites)

[Futboll.]() [Messi e Ronaldo në garë për ekipin e ëndrrave](https://www.koha.net/futboll/messi-e-ronaldo-ne-gare-per-ekipin-e-endrrave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Barnatoret ofrojnë medikamente pa përshkrim nga mjeku","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/barnatoret-ofrojne-medikamente-pa-pershkrim-nga-mjeku","datePublished":"2025-06-23T19:26:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":602,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Arianita HotiDhënia e barnave pa recetë mjekësore është shndërruar në një praktikë të zakonshme në shumë barnatore.Ekipi i KOHËS i ka vizituar disa barnatore në","url":"https://www.koha.net/arberi/barnatoret-ofrojne-medikamente-pa-pershkrim-nga-mjeku","keywords":"BARNATORE, barna, kosove, inspektorati shendetesor, barna pa recete","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/September/03/Barnatoret-Barna-ilustrim-Prishtine-13-01-2014-dp11630690864.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
