---
description: Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Plator Avdiu, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ligj për lobim, andaj lobistët konsiderohet se kryejnë aktivitet
title: "Avdiu: Kushdo që e konsideron veten lobist në Kosovë kryen aktivitet ilegal, shkak mungesa e ligjit"
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/10/22ebc4a6-8392-40c2-852c-c9df5c3d9dae.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Avdiu: Kushdo që e konsideron veten lobist në Kosovë kryen aktivitet ilegal, shkak mungesa e ligjit

![Plator Avdiu](https://resources.koha.net/images/2024/December/10/22ebc4a6-8392-40c2-852c-c9df5c3d9dae.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 dhjetor 2024 23:35
- Shpërndaje në:

- 10 dhjetor 2024 23:35
- Shpërndaje në:

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Plator Avdiu, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ligj për lobim, andaj lobistët konsiderohet se kryejnë aktivitet ilegal. 

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Avdiu ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur iniciativë nga partitë në pushtet për ta rregulluar fushën e lobimit në aspektin ligjor.  

Madje, sipas tij, as në planprogramet e tyre para zgjedhjeve, partitë politike nuk e kanë futur rregullimin e këtij ligji. 

“Në Kosovë përveç KDI-së dhe organizatave të tjera joqeveritare, nuk ka pasur as ide, as program, as qëllim nga askush deri më tash nga subjektet politike apo institucionet, qoftë nga Qeveria ose Kuvendi, nuk ka pasur ndonjë iniciativë për ta rregulluar fushën e lobimit në aspektin ligjor. Kushdo që e konsideron veten lobist në Kosovë është aktivitet ilegal, në mungesë të ligjit. Në kuptimin se si është lobimi në vendet demokratike, që duhet të ketë transparencë të madhe, në Kosovë nuk është rregulluar në mënyrë ligjore. Asnjëra prej partive parlamentare, përjashtuar LVV-në që s’ka qenë pjesë e konferencës së sotme, nuk e ka në planprogram rregullimin e këtij ligji”, ka thënë ai. 

Avdiu ka shtuar se të gjitha iniciativat që kanë ardhur në Kosovë për luftën kundër korrupsionit, kanë ardhur nga jashtë. 

“Gjithmonë ka munguar një iniciativë vendore në funksion të rregullimit të transparencës. Hartimi i një ligji për lobim nuk duhet parë si një proces i shkëputur prej zbatimit të tij. Shumë vende në rajon kanë ligje të lobimit për disa vjet, por janë ligje të pazbatueshme. Kosova nuk duhet të marrë shembuj nga rajoni”, ka theksuar tutje ai. 

[#plator avdiu](https://www.koha.net/tag/plator-avdiu) [#kdi](https://www.koha.net/tag/kdi) [#ligji per lobim](https://www.koha.net/tag/ligji-per-lobim) [#partite politike](https://www.koha.net/tag/partite-politike)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/a47d7391-6a2b-43f8-af9f-a96971aa0ec2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim](https://www.koha.net/arberi/hamza-mungesa-e-vullnetit-politik-nga-vv-ja-per-ligjin-kontribut-per-destabilizim)
- [![KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit](https://resources.koha.net/images/2023/May/23/kdi1684831912.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2026 KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/kdi-komisioni-per-legjislacion-e-nisi-punen-me-shkelje-te-rregullores-se-kuvendit)
- [![Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/271578dc-51b0-4ca4-b3dd-357a79286d34.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 qer 2026 Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai](https://www.koha.net/arberi/demolli-grave-ne-kosove-ende-iu-diktohet-vota-nga-bashkeshorti-babai-apo-vellai)
- [![Partitë nisin fushatën e fajësimit për dështimin e negociatave për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/April/21/0107c9e0-dc33-481c-96d7-1098af597f90.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 pri 2026 Partitë nisin fushatën e fajësimit për dështimin e negociatave për presidentin](https://www.koha.net/arberi/partite-nisin-fushaten-e-fajesimit-per-deshtimin-e-negociatave-per-presidentin)
- [![Robelli për çështjen e presidentit: Partitë politike të paafta, tallje me qytetarët](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/a308c9c9-2b5b-4fa6-874c-40ca1bcc434d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 shk 2026 Robelli për çështjen e presidentit: Partitë politike të paafta, tallje me qytetarët](https://www.koha.net/arberi/robelli-per-ceshtjen-e-presidentit-partite-politike-te-paafta-tallje-me-qytetaret)

[Botë.]() [Jep dorëheqje ministri spanjoll, gjashtë ditë pas aksidentit fatal hekurudhor](https://www.koha.net/bote/jep-doreheqje-ministri-spanjoll-gjashte-dite-pas-aksidentit-fatal-hekurudhor)

[Arbëri.]() [Koci: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë historike, referendum për Trumpin](https://www.koha.net/arberi/koci-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-jane-historike-referendum-per-trumpin)

[Botë.]() [Ekonomia shqetësimi kryesor i votuesve në SHBA, sugjeron sondazhi](https://www.koha.net/bote/ekonomia-shqetesimi-kryesor-i-votuesve-ne-shba-sugjeron-sondazhi)

[Futboll.]() [Manchester Unitedi i ka dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjeve pa fitore](https://www.koha.net/futboll/manchester-unitedi-i-ka-dhene-fund-serise-prej-nente-ndeshjeve-pa-fitore)

[Futboll.]() [Barcelona bindëse ndaj Aston Villas](https://www.koha.net/futboll/barcelona-bindese-ndaj-aston-villas)

[Futboll.]() [Parisi i pamëshirshëm, gjashtë gola në portën e Villarrealit](https://www.koha.net/futboll/parisi-i-pameshirshem-gjashte-gola-ne-porten-e-villarrealit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Avdiu: Kushdo që e konsideron veten lobist në Kosovë kryen aktivitet ilegal, shkak mungesa e ligjit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/avdiu-kushdo-qe-e-konsideron-veten-lobist-ne-kosove-kryen-aktivitet-ilegal-shkak-mungesa-e-ligjit","datePublished":"2024-12-10T23:35:04+01:00","dateModified":"2026-07-10T19:05:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":290,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Plator Avdiu, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ligj për lobim, andaj lobistët konsiderohet se kryejnë aktivitet","url":"https://www.koha.net/arberi/avdiu-kushdo-qe-e-konsideron-veten-lobist-ne-kosove-kryen-aktivitet-ilegal-shkak-mungesa-e-ligjit","keywords":"plator avdiu, kdi, ligji per lobim, partite politike","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/10/22ebc4a6-8392-40c2-852c-c9df5c3d9dae.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
