---
description: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar mangësi të shumta në procesin e ndërtimit të objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji në Shërbimin
title: Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/10/78a7e5e4-0d28-4968-9a45-68b214469368.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

![Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në nëtor të vitit 2024 morën pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e Klinikave të Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë](https://resources.koha.net/images/2025/December/10/78a7e5e4-0d28-4968-9a45-68b214469368.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në nëtor të vitit 2024 morën pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e Klinikave të Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë

- 10 dhjetor 2025 11:30
- Shpërndaje në:

- 10 dhjetor 2025 11:30
- Shpërndaje në:

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar mangësi të shumta në procesin e ndërtimit të objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për periudhën 2018 – qershor 2025.

Raporti i auditimit “Ndërtimi i objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji”, i publikuar të mërkurën, ka vlerësuar procesin e ndërtimit duke nisur nga buxhetimi dhe planifikimi, procedurat e tenderimit, deri te menaxhimi i fondeve dhe implementimi i kontratës.

[Auditimi ka evidentuar](https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2025_3b6e122f-9607-4869-80cc-5d5388b88eb7.pdf) mangësi në buxhetim, tenderim dhe menaxhim të fondeve, përfshirë mospërputhjen në planifikimin buxhetor për ndërtimin e objektit, qasjen e dyfishtë në hartimin e specifikave teknike, mospërputhjen mes dokumentacionit teknik të projektit dhe paramasës, mangësinë në procesin e vlerësimit të ofertave gjatë tenderimit dhe dobësinë në menaxhimin e shpenzimeve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se këto mangësi tregojnë nevojën për një qasje më sistematike dhe respektim të plotë të kornizës ligjore në zbatimin e projekteve, për të rritur përgjegjësinë, transparencën dhe integritetin në menaxhimin e fondeve publike.

ZKA-ja ka dhënë pesë rekomandime për përmirësimin e proceseve:

[Edhe ![Auditimi 7-vjeçar evidenton mangësi dhe rritje kostosh në projektin e SHSKUK-së](https://resources.koha.net/images/2023/October/16/shskuk1697478180.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 dhj 2025 Auditimi 7-vjeçar evidenton mangësi dhe rritje kostosh në projektin e SHSKUK-së](https://www.koha.net/arberi/auditimi-7-vjecar-evidenton-mangesi-dhe-rritje-kostosh-ne-projektin-e-shskuk-se)

**1.** Forcimi i kontrolleve të brendshme për harmonizimin e buxhetimit dhe transparencën e fondeve;

**2.** Kontroll më efektiv të njësive kërkuese dhe zyrës së prokurimit për specifika teknike të qarta;

**3.** Përmirësimi i sistemit të kontrollit gjatë përgatitjes së paramasës për të harmonizuar dokumentacionin teknik me kërkesat e projektit;

**4.** Sigurimi që tenderët të konsiderohen të përgjegjshëm vetëm kur janë në përputhje me të gjitha kërkesat e dosjes;

[Edhe ![Mirëmbajtja e autostradave, Auditori: U pagua më shtrenjtë e s’pati konkurrencë të drejtë](https://resources.koha.net/images/2025/June/20/7ce37252-725d-4586-827d-21bb7a603e04.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 gus 2026 Mirëmbajtja e autostradave, Auditori: U pagua më shtrenjtë e s’pati konkurrencë të drejtë](https://www.koha.net/arberi/mirembajtja-e-autostradave-auditori-u-pagua-me-shtrenjte-e-spati-konkurrence-te-drejte)

**5.** Ndarja e qartë e burimeve dhe shpenzimeve për secilin projekt dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit të brendshëm për identifikimin e gabimeve që në faza të hershme.

**Deklarata e kryeministrit në detyrë kur nisën punimet për ndërtimin e klinikave:**

[#Zyra Kombëtare e Auditimit](https://www.koha.net/tag/zyra-kombetare-e-auditimit) [#Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji](https://www.koha.net/tag/klinikat-nefrologji-dhe-hemato-onkologji) [#shskuk](https://www.koha.net/tag/shskuk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike](https://resources.koha.net/images/2026/June/26/1c75d990-c565-4bd7-a20b-91f3c3e0decd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 qer 2026 Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike](https://www.koha.net/arberi/auditimi-evidenton-shkelje-te-shumta-ne-menaxhimin-e-parase-publike)
- [![Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë me mangësi të pafundme](https://resources.koha.net/images/2025/September/07/28eb3ff3-4692-4985-a0ef-1af3bff0ab7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 sht 2025 Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë me mangësi të pafundme](https://www.koha.net/arberi/ndertimi-i-klinikes-se-ortopedise-me-mangesi-te-pafundme)
- [![Auditori çon 69 raste në Prokurori, identifikon mangësi serioze në menaxhimin e fondeve publike](https://resources.koha.net/images/2025/September/03/0b97db49-f034-4277-b205-4a8956ab6798.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 sht 2025 Auditori çon 69 raste në Prokurori, identifikon mangësi serioze në menaxhimin e fondeve publike](https://www.koha.net/arberi/auditori-con-69-raste-ne-prokurori-identifikon-mangesi-serioze-ne-komunat-dhe-menaxhimin-e-fondeve-publike)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/auditimi-zbulon-mangesi-ne-ndertimin-e-objektit-per-klinikat-nefrologji-dhe-hemato-onkologji","datePublished":"2025-12-10T11:30:02+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:00:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":336,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar mangësi të shumta në procesin e ndërtimit të objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji në Shërbimin","url":"https://www.koha.net/arberi/auditimi-zbulon-mangesi-ne-ndertimin-e-objektit-per-klinikat-nefrologji-dhe-hemato-onkologji","keywords":"Zyra Kombëtare e Auditimit, Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji, shskuk","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/10/78a7e5e4-0d28-4968-9a45-68b214469368.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
