TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Andoni: LDK, yaklaşan seçimlerin yıkıcı olacağını görerek taktiksel bir geri çekilme yaptı.

Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se me lëvizjen e fundit Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë tërheqje taktike, duke e parë se zgjedhjet e ardhshme për të do të jenë shkatërruese. 

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Andoni ka thënë se kjo parti e ka parë që është e pamundur ta arrijë objektivin për të marrë postin e presidentit.

“LDK-ja ka bërë një tërheqje taktike, duke e parë që zgjedhjet e ardhshme për ta do të jenë shkatërruese dhe duket se peshën e kanë lënë te Vetëvendosja. Objektivi i tyre më i lartë për ta marrë postin e presidentit, e kanë të pamundur ta marrin, ashtu si dhe pozicionet e tjera që ata dëshironin. Për këtë arsye duke e ditur se Vetëvendosja ishte shumë e ftohtë përpara këtyre kërkesave dhe mundësia të ketë zgjedhje të ardhshme, ka zgjedhur më mirë që t’i ofrohet parimeve për të fituar një publik”, është shprehur ai. 

Andoni ka thënë se partitë kryesore, LVV, PDK e LDK, kanë arritur ta kuptojë që zgjedhjet janë shumë të kushtueshme për ta.

Ai ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, Kosova do të hyjë në krizë për disa vjet. 

“Në qoftë se Kosova shkon në zgjedhje, më besoni se nuk do e ngrejë kokën për shumë e shumë vite nga krizat sepse po e shkele  një herë Kushtetutën, do të mësohesh ta shkelësh gjithmonë. Ndërkohë që Kosova do të duhej të ishte gati për dialogun, do të duhej të kishte institucione për kërcënimet që po bën Serbia dhe nga ana tjetër duhet të jetë gati për paratë që duhet marrë nga Bashkimi Evropian dhe duhet të jetë gati që ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, ka thënë ai. 

Ayrıca Andoni: LDK siyasi sahnede kalmak için son hamlelerini yapıyor, Kurti bunu anlamış durumda. Arberi Andoni: LDK siyasi sahnede kalmak için son hamlelerini yapıyor, Kurti bunu anlamış durumda.

Sipas Andonit, seancën e së premtes do të duhej ta drejtonte një tjetër individ dhe jo Avni Dehari.

“Besoj që nesër, i vetmi shqetësim personal për mua është që z.Dehari, duke pasur parasysh edhe zhgënjimin e gjithë procesit të konstituimit të kaluar, në këtë rast do të duhej t’ia linte radhën një individi tjetër për shkak se nuk e ka forcën e as energjinë për të përballuar një situatë kaq komplekse. Ai vetëm ka dështuar dhe kjo ka krijuar një lloj pasigurie”, ka theksuar ai.