TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

İngiliz Büyükelçisi Justina Shiroka-Pula'yı tebrik etti: Kosova kurumlarıyla çalışmayı dört gözle bekliyorum.

Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Hargreaves i ka uruar presidentes së re sukses në detyrën e saj, duke theksuar rëndësinë e këtij posti.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ambasadori britanik.

Hargreaves ka thënë se pret të punojë me Shiroka-Pulën dhe të gjitha institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

“Pres me kënaqësi të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt një të ardhmeje shumëetnike, demokratike dhe euroatlantike”, ka deklaruar ai.

Diğer güncellemeleri okuyun
Justina Shiroka-Pula

Justina Shiroka-Pula'nın cumhurbaşkanı seçilmesinin ardından gelen tepkiler