Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer se kishte përjetuar një “zhgënjim të madh” me demokratët gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, në periudhën e tranzicionit politik.
Halkla ilişkiler sorumlusuyla konuşmak Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu ka treguar se gjatë zgjedhjeve në Shqipëri ishte nën presion nga Partia Demokratike që të merrte pjesë në fushatën e saj, ndërsa socialistët, sipas tij, nuk i kishin bërë një kërkesë të tillë.
“Tash shiko, kisha unë në atë kohë që isha aty, një zhgënjim të madh me demokratët. Dhe po e them aty, po e them tash, a duhet të thuhet a jo, po e them. Gjatë zgjedhjeve mua më bënte presion PD-ja që të marr pjesë në fushatë. Socialistët ishin elegantë. Unë njihja edhe me Bufin. Njihja me plot socialistë këndej”, ka thënë Aliu.
Ai ka rrëfyer edhe një bisedë me liderin e atëhershëm të PD-së, Sali Berisha, të cilit i kishte thënë se Kosovës i duhej një Shqipëri e bashkuar politikisht dhe shoqërisht, e jo një Shqipëri e ndarë në dy kampe.
“Ti e ke gjysmën e Shqipërisë, gjysmën e kanë ata. Kosovës i duhet Shqipëria e plotë burrë! E tëra, jo gjysma, gjysmën armik, gjysmën...”, ka thënë Aliu se i kishte deklaruar Berishës.
Sipas tij, Berisha nuk ishte pajtuar me këtë qëndrim dhe kishte dërguar letra në Kosovë për të shprehur pakënaqësinë e tij.
“‘Kush s’vjen me mua është kundër!’ Edhe unë këtë e mbaja për vete. Ai nuk pajtohej me këtë. Edhe nja dy herë kishte çuar letra atje. M’i tregonte i ndjeri Fehmi Agani, thoshte: ‘Ç’më keni dërguar këtë komunist këtu?’”, ka rrëfyer Aliu.