Akademiku Ali Aliu ka thënë se represioni ndaj shqiptarëve në Maqedoni, sipas tij, shërbeu si një lloj “poligoni” ku Beogradi provonte forma të ndryshme të dhunës dhe torturës, para se t’i ushtronte më pas në Kosovë.
Halkla ilişkiler sorumlusuyla yapılan görüşmede Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu është pyetur pse ekziston perceptimi se represioni ndaj shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë më i madh sesa në viset tjera shqiptare, posaçërisht në Kosovë.
“Në fillim, unë për vete flas, nuk e kuptonja. Më vonë u pa qartë që për shumë projekte, dhune dhe torture Beogradi një herë i provonte në një poligon, siç ishte Maqedonia e mandej i ushtronte në Kosovë”, ka thënë Aliu.
I pyetur nga Surroi për shembuj konkretë, Aliu ka përmendur një sërë masash që, sipas tij, prekën shqiptarët në Maqedoni.
“Për shembull, bënte mure, rrethonte për shembull, mure shtëpish, oborre, kufizonte këngët e caktuara; kufizonte emërtime; sllavizonte toponime; ne do të thoshim Skopje, jo Shkup”, tregoi ai.
Surroi ka sjellë si shembull edhe vendimin për përdorimin e emërtimeve maqedonase në vend të atyre shqipe.
“Ishte nonsensi i asaj kohe, në vitet 1983-1984, ishte vendimi që në shqip nuk mund të thuhej Tetovë, po duhej Tetovo”, ka thënë Surroi.
Gjatë bisedës, Surroi e ka pyetur nëse këto masa kishin ekzistuar edhe para vitit 1981.
“Po, edhe më përpara, edhe më përpara, meqë unë punonja në faqet e kulturës edhe nga kultura shqiptare nuk kishte ndonjë gjë, se ishte një revistë që u bë dikur, ‘Jehona’, ishte një Teatër i kombësive, gjysmë ishte në turqisht, gjysmë ishte shqip...”, ka treguar Aliu.