TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Suyu petrol olarak göstererek kara para aklayan 12 sanık hakkında iddianame hazırlandı, zarar 4.6 milyon dolar.

özel kovuşturma

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 të pandehurve për përfshirje në një skemë të mashtrimit me derivatet e naftës, përmes së cilës, sipas aktakuzës, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm prej 4 milionë e 637 mijë e 893 eurosh.

Të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M., dyshohen për krim të organizuar, mashtrim, shmangie nga tatimi dhe shpëlarje të parave, ndërsa ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për armëmbajtje të paautorizuar, falsifikim të parasë dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Sipas Prokurorisë Speciale, veprimet e dyshuara kanë ndodhur nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të 2025-tës, përmes një skeme që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturat e dyshuara fiktive dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit e detyrimeve tatimore.

Sipas aktakuzës, skema dyshohet se funksiononte përmes blerjes së derivateve të naftës në Shqipëri dhe transportimit të tyre drejt Kosovës. Gjatë rrugës, mjetet transportuese, në shumicën e rasteve, dyshohet se zëvendësoheshin me autobote të modifikuara, të cilat mbusheshin me ujë deri në 90 për qind të kapacitetit.

“Sipas aktakuzës, F.M dhe F.M, ku i pandehuri F.M është kujdesur për krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda territorit të Kosovës dhe me shtetas shqiptarë, duke blerë derivatet e naftës nga “G.O.G.” SH.A, në Shqipëri, me qëllim importimin e tyre në Kosovë, ku gjatë rrugës drejt Kosovës, mjetet transportuese, në shumicën e rasteve, dyshohet se janë zëvendësuar me mjete të tjera të modifikuara, të cilat mbusheshin me ujë deri në 90 për qind të kapacitetit të tyre. Pjesa e derivateve të naftës, ndërkohë, mbetej për t’u shitur në territorin e Shqipërisë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë. 

Prokuroria pretendon se në këtë mënyrë, përmes deklarimeve të pasakta dhe faturave për transaksione që dyshohet se nuk kanë ndodhur, shmangeshin detyrimet tatimore dhe krijohej një pasqyrë e rreme e blerjes dhe shitjes së derivateve përmes bizneseve “E. P.” SH.P.K. dhe “K. O.” SH.P.K.

Në këtë skemë, sipas aktakuzës, disa të pandehur dyshohet se kanë pasur role në sigurimin dhe lëshimin e faturave, deklarimin e blerjeve fiktive, organizimin e transportit dhe modifikimin e autoboteve.

Disa prej tyre dyshohet se kanë vepruar përmes bizneseve të regjistruara në Kosovë, duke siguruar ose pranuar fatura për shitblerjen e derivateve të naftës që pretendohet se nuk kanë ekzistuar.

Aktakuza përfshin edhe dyshimet për transportimin e ngarkesave drejt pikës kufitare të Vërmicës, me qëllim të shmangies së kontrolleve doganore dhe përfitimit material.

Një tjetër pjesë e hetimeve lidhet me modifikimin teknik të autoboteve. Sipas Prokurorisë, njëri nga të pandehurit dyshohet se ka ndërhyrë në ndarjet e brendshme, tubacionet dhe kolektorët e tyre, duke mbyllur ose ndryshuar disa nga daljet origjinale. Ndërsa një tjetër dyshohet se ka organizuar dhe mbikëqyrur transportin, përfshirë dërgimin e autoboteve për modifikim në një punëtori në Han të Elezit.

Prokuroria pretendon gjithashtu se njëri nga të pandehurit ka mbajtur në emër të tij pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përdorur ose financuar nga persona të tjerë të përfshirë në rast.