---
description: Afër 16 mijë punëtorë me orar të plotë, për muajin tetor, u paguan nën pagën minimale të lejuar, tregojnë të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.Në një p
title: Afër 16 mijë punëtorë morën gjatë tetorit më pak se paga minimale
image: https://resources.koha.net/images/2024/September/22/dbf972fe-b46e-43e1-9c36-9326ee942659.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Afër 16 mijë punëtorë morën gjatë tetorit më pak se paga minimale

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 22 nëntor 2024 19:35
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 22 nëntor 2024 19:35
- Shpërndaje në:

## Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se rreth 16 mijë punëtorë i morën pagat e muajit tetor në vlerë më të vogël se 350 euro, sa është paga minimale e përcaktuar nga Qeveria. Përkundër kësaj, në Inspektoratin e Punës thanë se nuk kanë hasur në raste të këtilla. Ndërkaq, ekonomistët vlerësuan se vendimi i Qeverisë po sabotohet nga institucionet përgjegjëse për zbatim.

Afër 16 mijë punëtorë me orar të plotë, për muajin tetor, u paguan nën pagën minimale të lejuar, tregojnë të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, në ATK thanë se gjatë muajit që shkoi, afër 43 mijë punëtorëve iu rritën pagat në 350 euro, konform vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale në këtë nivel. 

Për 16 mijë punëtorët e paguar nën minimumin e lejuar nuk ka informacione Inspektorati i Punës, i cili, bashkë me ATK-në dhe Ministrinë e Financave, obligohen për zbatimin e vendimit të Qeverisë.

Në Inspektorat thanë se gjatë inspektimit nuk kanë evidentuar raste të tilla.

“Që nga hyrja në fuqi e Vendimit Nr.02/218 datë 28.08.2024 për përcaktimin e pagës minimale, Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve, nuk ka hasur deri më tani subjekte, të cilat kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e lartcekur”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Visar Vokrri, drejtor programi në Institutin Riinvest, e ka vlerësuar si shqetësues faktin e moszbatimit të vendimit të Qeverisë, në shifra kaq të mëdha.

“Kjo për mua përbën një shqetësim, sepse institucionet që janë të thirrura për zbatimin e legjislacionit relevant në këtë rast, siç përmenda më herët ATK dhe Inspektorati i Punës do të duhej të reagonin dhe të zbatonin masa ndëshkuese për raste të tilla”, është shprehur Vokrri.

[Edhe ![Pagën minimale prej 350 eurosh opozita e quan “vendim elektoral”](https://resources.koha.net/images/2024/August/28/3deb5922-6dfc-44e1-a474-3e1c00c57047.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 gus 2024 Pagën minimale prej 350 eurosh opozita e quan “vendim elektoral”](https://www.koha.net/arberi/pagen-minimale-prej-350-eurosh-opozita-e-quan-vendim-elektoral)

Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, ka thënë se vendim i Qeverisë për rritje të pagës minimale është sabotuar nga institucionet përgjegjëse për zbatim të tij. 

“Kjo duhet të përbëjë një lajm shumë shqetësues për vetë Qeverinë për faktin se një politikë e saj nuk po zbatohet, pra kemi një farë lloji të sabotimit të politikës të tillë. Nëse ATK ka të dhëna që ka shkelje të ligjit, atëherë ATK përbën shkelje të ligjit nëse nuk e raporton këtë shkelje të ligjit. Nëse inspektorati i punës është institucioni që duhet ta adresojë këtë problem atëherë informacioni natyrisht se duhet të bartet mes ATK-së dhe Inspektoratit të Punës dhe Inspektorati duhet të veprojë në këtë drejtim”, ka vlerësuar Jakurti.

Vendimin për rritjen e pagës minimale nga 264 euro në 350, Qeveria e mori në gusht të këtij viti.

[#paga minimale](https://www.koha.net/tag/paga-minimale) [#inspektorati i punes](https://www.koha.net/tag/inspektorati-i-punes) [#ATK](https://www.koha.net/tag/atk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pagat deri në 250 euro nuk do të tatohen, si rrjedhojë punëtorët do marrin 6.8 euro më shumë](https://resources.koha.net/images/2020/August/04/29-01-2019-7202954-pagat-bankomati-696x444-11596539205.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 27 gus 2024 Pagat deri në 250 euro nuk do të tatohen, si rrjedhojë punëtorët do marrin 6.8 euro më shumë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pagat-deri-ne-250-euro-nuk-do-te-tatohen-si-rrjedhoje-punetoret-do-marrin-68-euro-me-shume)
- [![Azemi: Nga janari i vitit të ardhshëm do të kërkojmë që paga minimale të jetë 600 euro](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/27e04d87-4dc6-4270-becc-7a46a97cb4e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 sht 2026 Azemi: Nga janari i vitit të ardhshëm do të kërkojmë që paga minimale të jetë 600 euro](https://www.koha.net/arberi/azemi-nga-janari-i-vitit-te-ardhshem-do-te-kerkojme-qe-paga-minimale-te-jete-600-euro)
- [![Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/8e273827-a44c-4b59-8222-3b106c1aa0eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale](https://www.koha.net/arberi/rreth-40-punetore-ne-kek-ankohen-se-marrin-shume-me-pak-sesa-paga-minimale)
- [![Paga minimale rritet në 500 euro](https://resources.koha.net/images/2026/March/16/9a526fc4-a712-47a1-8bfd-5e746647b961.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 1 kor 2026 Paga minimale rritet në 500 euro](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/paga-minimale-rritet-ne-500-euro)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Tjetër humbje për Maqedoninë e Veriut](https://www.koha.net/futboll/tjeter-humbje-per-maqedonine-e-veriut)

[Futboll.]() [Zvicra e pagabueshme edhe ndaj Skocisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-e-pagabueshme-edhe-ndaj-skocise)

[Futboll.]() [Shqipëria fiton dhe bëhet lidere e grupit](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-fiton-dhe-behet-lidere-e-grupit)

[Futboll.]() [Spanja në ritëm kampioni, mposht Kroacinë me 4:1](https://www.koha.net/futboll/spanja-ne-ritem-kampioni-mposht-kroacine-me-41)

[Futboll.]() [Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë](https://www.koha.net/futboll/anglia-reagon-pas-humbjes-nga-spanja-mposht-cekine)

[Arbëri.]() [Partitë shqiptare bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/partite-shqiptare-behen-bashke-per-zgjedhjet-ne-serbi)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Afër 16 mijë punëtorë morën gjatë tetorit më pak se paga minimale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/afer-16-mije-punetore-moren-gjate-tetorit-me-pak-se-paga-minimale","datePublished":"2024-11-22T19:35:56+01:00","dateModified":"2026-07-11T00:05:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":421,"author":[{"@type":"Person","name":"Marigona Brahimi","url":"https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Afër 16 mijë punëtorë me orar të plotë, për muajin tetor, u paguan nën pagën minimale të lejuar, tregojnë të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.Në një p","url":"https://www.koha.net/arberi/afer-16-mije-punetore-moren-gjate-tetorit-me-pak-se-paga-minimale","keywords":"paga minimale, inspektorati i punes, ATK","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/September/22/dbf972fe-b46e-43e1-9c36-9326ee942659.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
