TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

40 tutuklu çocuk yeni eğitim yılına başlarken, 13 çocuk daha bekliyor.

40 tutuklu çocuk yeni eğitim yılına başlarken, 13 çocuk daha bekliyor.

40 të mitur të burgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan kanë nisur vitin shkollor e 13 të tjerë janë në pritje të kompletimit të dokumentacionit për regjistrim. Nga kjo qendër kanë thënë se janë bërë disa përmirësime në hapësira shkollore dhe se janë në pritje të ndihmës së Ministrisë së Arsimit për sigurim të pajisjeve me teknologji të avancuar

Viti i ri shkollor ka nisur edhe brenda Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan. Pos procesit mësimor për edukimin dhe aftësimin e të miturve në burg, në qendër zhvillohen edhe trajnime profesionale në disa profile.

Nga Qendra Korrektuese kanë bërë të ditur se janë bërë disa përmirësime në hapësirat shkollore, por edhe se janë në pritje nga Ministria e Arsimit që të sigurojë pajisjet me teknologji të avancuar.

Aktualisht në Qendrën Korrektuese në Lipjan, janë 65 të mitur të dënuar me masë edukative dhe të mitur të paraburgosur.

“Procesin e rregullt mësimor për momentin janë duke e vijuar 40 të mitur, në pritje të kompletimit të dokumentacionit i kemi 13 të mitur që do të thotë se për vitin shkollor 2026/2027 do ta ndjekin mësimin gjithsej 53 të mitur (ky numër mund të ndryshojë duke llogaritur lirimet dhe pranimet e reja), në përputhje me nivelin e tyre arsimor dhe planprogramet e Ministrisë së Arsimit. Mësimi zhvillohet brenda institucionit në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Lipjan, duke garantuar vazhdimësinë e edukimit për të gjithë të miturit që plotësojnë kushtet për ndjekjen e tij”, kanë bërë të ditur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Në kuadër të procesit mësimor zhvillohen edhe trajnime për të miturit, përfshirë ndërtimtari, elektro-instalim, ujë instalues, ngrohje dhe teknologji informative.

Me qëllim të aftësimit profesional të tyre, të miturit angazhohen edhe në aktivitete dhe trajnime nga organizata të jashtme.

Sipas Qendrës Korrektuese, në bashkëpunim me organizatën “Bonevet Prshtina” janë angazhuar 18 të mitur, ndërsa nga kjo javë ka filluar edhe aftësimi i 10 të miturve për printim digjital dhe aftësimin në robotikë.

E për kërkesat e qendrës dhe për buxhetin e ndarë për këtë vit shkollor, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje.

Për kushtet në qendër, raporti i fundit është ai i vitit 2024 nga Avokati i Popullit, kur qe shprehur vërejtje për cilësinë dhe sasinë e ushqimit, për çka ishte bërë kërkesë për sjelljen e ushqimit nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu, në disa pavione ka pasur mungesë të dollapëve dhe dyshekë të vjetruar.

Rezana Bozhlani