TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Arnavutluk'ta 38 yangın bildirildi, Ulcinj'de de yangınlar var

Ateş

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se deri në orën 20:00 të 13 gushtit janë raportuar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht janë në ndjekje 18 vatra, prej të cilave 14 aktive.

Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë të Dibrës, ku dhjetëra forca në terren mbështeten nga dy avionë Air Tractor, ndërsa është shmangur rreziku për banesat.

Në Tiranë, Krujë, Përmet, Mirditë, Shkodër dhe Elbasan vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa në disa zona situata është vendosur nën kontroll.

Në Finiq, zjarret në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa vatra në Dhrovjan është nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar 309 efektivë të Forcave të Armatosura, 22 mjete, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, 

Zjarre masive janë raportuar edhe në Ulqin. 

Ayrıca Metaj: Ağustos ayının ikinci haftasında Kosova'da günde ortalama 90 yangın çıktı Arberi Metaj: Ağustos ayının ikinci haftasında Kosova'da günde ortalama 90 yangın çıktı

Në faqen e Komunës së Ulqinit ishte raportuar gjatë ditës për zjarre në zonën e Gaçit, Malit të Brisë dhe Kleznës, dhe u tha se po përhapet dhe paraqet rrezik për objektet e banimit. 

U angazhuan për shuarje të zjarreve edhe dy avionë të Ministrisë së Brendshme të malit të Zi.