Tokio 2020

Medalisti i artë, Chopra, pritet në Indi si superyll

Kampionit olimpik në hedhje të shtizës, Neeraj Chopra, i është bërë një pritje emocionuese pas kthimit në Indi të hënën.

Chopra u shpall kampion në hedhje të shtizës dhe i siguroi Indisë medaljen e parë të artë olimpike në atletikë.

Në Indinë e dhënë pas kriketit, triumfi olimpik i Chopras është parë si triumf i vendit me afro 1,4 miliardë njerëz, duke e shndërruar 23-vjeçarin në yll të menjëhershëm.

Qindra njerëz kanë dalë në aeroportin në Neë Delhi për ta përshëndetur Chopran. Njerëzit kanë mbajtur flamuj të Indisë dhe kanë përshëndetur kampionin.

“Jam shumë i lumtur që po marr kaq shumë respekt nga njerëzit”, ka thënë Chopra.

Ka pasur festë që kur ai fitoi medaljen e artë, të shtunën. Chopra, djalë i një fermeri, ka fituar në hedhje të shtizës me hedhjen më të mirë prej 87.58 metra.

Për Indinë ishte medalja e shtatë në Tokio, që është bilanci më i mirë ndonjëherë. Por Chopra është i vetmi me të artë.