Tokio 2020

Hendbollistet norvegjeze fitojnë të bronztën në Tokio

Përfaqësuesja e Norvegjisë në hendboll të femrave e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Norvegjia në ndeshjen për vend të tretë triumfoi të dielën ndaj rivalit skandinav Suedisë me rezultatin 36:19.

Nora Moerk e Kari Dale Brattset me nga tetë gola ishin më efikaset te Norvegjia. Te Suedia Johanna Westberg ishte realizatorja më e mirë me katër gola.

Për medalja të artë janë duke luajtur Franca me skuadrën e Komitetit Olimpik të Rusisë.