Tokio 2020

Pesë anëtarë të ekipit të hokejit të Australisë dëbohen nga fshati olimpik

Descriptive Text

Pesë anëtarë të ekipit të hokejit olimpik të meshkujve të Australisë janë pezulluar pasi kanë shkelur rregullat Covid-19.

Lojtarët emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë dëmtuar dhomat e tyre dhe kanë thyer rregullat duke futur pije alkoolike në fshatin Olimpik.

Lojtarët e hokejit të Australisë u zbuluan se ishin larguar nga fshati një ditë pas humbjes së tyre nga Belgjika në ndeshjen për medaljen e artë.

Lojtarët u larguan nga fshati Olimpik të Premten dhe pritet të rikthehen në Australi të shtunën.