Tokio 2020

Miller-Uibo, e artë në 400 metra

Atletja nga Bahamet, Shaunae Miller-Uibo e fitoi medaljen e artë në garën e vrapimit në 400 metra. Në garën finale të premten, Miller-Uibo ishte e para duke e përfunduar garën me kohë 48.36 sekonda.

Ajo pas vetes la Marileidy Paulinon nga Republika Dominikane që doli e dytë me kohë 49.20 sekonda dhe e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa amerikania Allyson Felix e fitoi medaljen e bronztë.

Felix përfundoi e treta prej tetë pjesëmarrëseve në garën finale, të cilën e përfundoi me kohë 49.46 sekonda.