Tokio 2020

Basketboll, Sllovenia e SHBA-ja në gjysmëfinale të “Tokio 2020”

Descriptive Text

Sllovenia e SHBA-ja kanë arritur në gjysmëfinale të turneut olimpik në basketboll në “Tokio 2020”.

Sllovenia të martën në çerekfinale mposhti Gjermaninë me rezultatin 94:70. Zoran Dragiq me 27 pikë ishte më efikasi te Sllovenia, ndërsa me 20 pikë ndihmoi Luka Donçiq.

Te Gjermania më efikasi ishte Maodo Lo me 11 pikë.

SHBA-ja ndërkohë pati punë dukshëm më të vështirë. Në çerekfinale në Saitama mposhti Spanjën me rezultatin 95:81. Kevin Durant me 29 pikë ishte më efikasi te SHBA-ja, ndërsa Jayson Tatum realizoi 13 pikë e Jrue Holiday 12 pikë.

Te Spanja Ricky Rubio shënoi 38 pikë, por këtu nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga amerikanët.