Tokio 2020

Calja pas përfundimit në vend të katërt: Një rezultat historik për sportin shqiptar

 

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është ndarë shumë i kënaqur me rezultatin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Calja përfundoi në vend të katërt në kategorinë deri 73 kilogramë në peshëngritje sot, që është rezultati më i mirë i arritur nga një sportist shqiptar në Lojërat Olimpike. Ai ishte vetëm një kilogram larg medaljes së bronztë.