Tokio 2020

Golfisti amerikan DeChambeau humb Lojërat Olimpike shkaku i COVID-it

Descriptive Text

Golfisti amerikan Bryson DeChambeau ka mbetur jashtë Lojërave Olimpike “Tokio 2020” pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kampioni i US Openit në vitin 2020, ishte paraparë të debutonte në Lojërat Olimpike, ndërsa ende nuk kishte udhëtuar në Japoni.

Ai është zëvendësuar në skuadrën amerikane nga Patrick Reed.

“Jam thellësisht i dëshpëruar që nuk do të jem në gjendje të garojë në Lojërat Olimpike për SHBA-në”, ka thënë golfisti numër gjashtë në botë, transmeton BBC.