Tokio 2020

Tenistja numër një, Barty, befasohet në raundin e parë të “Tokio 2020”

Descriptive Text

Tenistja numër një në botë, australianja Ashleigh Barty, është befasuar në rrethin e parë të garave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Barty është mposhtur nga spanjolla Sara Sorribes Tormo me 2:0 në sete (6:4, 6:3).

Për Sorribes Tormon, që është e 48-a në renditje botërore, është fitorja më e madhe në karrierë.

Barty prapë do të garojë në Tokio, por në konkurrencë të çifte. Në çifte me Storm Sandersin ka arritur në rrethin e dytë të garave.

E spanjolla Sorribes Tormo e ka vlerësuar si ëndërr të realizuar triumfin ndaj Bartyt.

“Është diçka që kam ëndërruar, të marrë pjesë në Lojëra Olimpike e ta mposhti tenisten numër një. Ndjenjë e jashtëzakonshme, nuk po mund të besojë”, ka thënë Sorribes Tormo, transmeton BBC.