Tokio 2020

Damiao e sheh Brazilin favorit në Tokio

Ish-futbollisti i Brazilit, Leandro Damiao, beson se ekipi brazilian është favorit për të fituar medaljen e artë në turneun olimpik të futbollit në Lojërat Olimpike të Tokios. Damiao, i cili ishte pjesë e ekipit të Brazilit në Olimpiadën e Londrës 2012 që përfundoi i dyti, beson se këtë vit medalja e artë do t’i takojë shtetit të tij.

“Sigurisht që do ta shikoj Olimpiadën nga televizori dhe do t’i mbështes ata. Ata kanë një shans me të vërtet të madh për fituar medaljen e artë në Tokio. Kanë një skuadër me lojtarë të talentuar dhe me përvojë”, u shpreh Damiao.

Brazili e ka fituar medaljen olimpike para pesë vjetësh në Rio, kur e mposhti Gjermaninë 4:2 në finale.

Ndërkohë, turneun olimpik në Tokio e ka nisur me fitore 4:2, pikërisht ndaj Gjermanisë.