Tokio 2020

Sportistja e Rusisë humb vetëdijen në nxehtësinë e Tokios

Shigjetarja ruse Svetlana Gomboeva humbi ndjenjat gjatë garës në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të temperaturave të larta të premten. Gomboeva u shemb menjëherë pas përfundimit të raundit kualifikues dhe gjendja e saj ndoq nga stafi mjekësor, tha trajneri Stanislav Popov në deklaratat e botuara nga Komiteti Olimpik i Rusisë.

“Është hera e parë që mbaj mend diçka të tillë që po ndodh”, tha ai. “Në Vladivostok, ku po stërviteshim para Lojërave, moti ishte i ngjashëm. Por, lagështia këtu në Tokiok ishte një ndikim ”.

Temperaturat në Tokio ishin mbi 30 gradë Celsius. Nxehtësia në muajt e verës në Tokios tashmë i nxiti organizatorët të zhvendosnin maratonat në qytetin më të freskët të Sapporos.

Anëtarja tjetër e ekipit rus, Ksenia Perova tha se po diskutonte për rezultatet e saj me një kolege të ekipit kur zbuloi se Gomboeva ishte shembur. “Ndoshta është goditje nga nxehtësia”, tha Perova.

“Është shumë nxehtë këtu dhe asfalti në të vërtetë po piqet. Sigurisht që ka edhe nerva, por arsyeja kryesore mbetet moti”. Perova shtoi se Gomboeva po ndjehej më mirë pasi mjekët i dhanë ujë dhe së bashku me ekipin është kthyer në Fshatin Olimpik.

Gomboeva u kualifikua e 45-ta nga 64 pjesëmarrëset në konkurrencën e femrave të premten dhe është planifikuar të garojë në konkurrencën individuale dhe ekipore më vonë në Lojërat Olimpike.