TEMPUS

Ademi nga AGK: Qeveria jotransparente dhe linçuese ndaj mediave

Albioneta Ademi, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Qeveria Kurti është jotransparente dhe linçuese ndaj mediave.

Ajo tha se gazetarët ankohen për mostransparencë dhe për mbyllje të institucioneve dhe që për fat të keq mostransparenca ka mbetur pika më e dobët e kësaj Qeverie.

Ademi shtoi se sipas statistikave, sulmet e shumta ndaj gazetarëve vetëm janë shtuar dhe për to kemi heshtje të krerëve shtetërorë.

“E kemi rastin e Presidentes ku përkundër krejt thirrjeve që janë bë për të dënuar sulmin e gazetarit Valon Syla kur ai është sulmuar fizikisht, një gjë e tillë nuk ka ndodhë”, tha Ademi.

Ademi theksoi se ka liderë që zgjedhin platformat online dhe nganjëherë dalin me reagime për raste të veçanta të gazetarëve, mirëpo edhe kjo prapë shihet si pozitive që reagojnë, por se nuk është se mjafton.

E njëjta ka përmendur edhe rastin ku Kryeministri Kurti në një mbledhje të Qeverisë ka reaguar për rastin e Valon Sylës.

Gjuha që përdoret online sipas saj është gjendje alarmante edhe në terrenin online të sulmeve ndaj gazetarëve, andaj thotë se transparenca ka mbetur si problemi më i vogël kur i sheh linçimet apo thirrjet tjera.


Ademi: Institucionet në tryeza premtojnë mbrojtjen e gazetarëve, në praktikë s’po ndodhë
Albioneta Ademi, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se institucionet e drejtësisë gjatë tryezave që organizohen, premtojnë mbrojtje për gazetarët, por që kjo gjë nuk ndodhë në praktikë.

“Kur marrim pjesë nëpër panele, përfaqësues të Gjykatave, Prokurorisë dhe Policisë, të gjithë zotohen që do të bëjnë diçka në këtë drejtim, mirëpo në përditshmëri fatkeqësisht nuk ka diçka konkrete”, tha Gashi.

E njëjta tha se AGK ka adresuar me dhjetëra herë thirrjet për mbrojtje të gazetarëve dhe për t’iu mundësuar kushte të përshtatshme ose thjesht të sigurta.

“AGK komunikon vazhdimisht me institucionet e vendit, mirëpo nuk është që ka marrë një përgjigje konkrete qoftë prej Prokurorisë, qoftë prej Gjykatave apo Policisë së Kosovës, një përgjigje konkrete çka ata konkretisht dhe praktikisht do të bënin që sulmet të parandalohen”, ka thënë Ademi.