TEMPUS

Përfaqësuesi i Kishës Katolike: Po e pengojmë vetveten me mosmiratimin e Ligjit për liritë fetare

Don Mikel Sopi, përfaqësues i Kishës Katolike, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se me mosaprovimin e Ligjit për liritë fetare, palët “po e pengojnë vetveten”.

Sopi ka thënë se në këtë proces duhet të jenë bashkëpunues dhe ata të cilët do të ndihmojnë në finalizimin e kësaj problematike, pasi që sipas tij, nuk varet vetëm nga një bashkësi fetare apo nga Qeveria, por duhet të bëhet një koordinim i mirë.

“Në ketë proces, ne duhet ndoshta në forma të ndryshme të jemi edhe bashkëpunues, por edhe të jemi ata të cilët kemi me ndihmuar deri te finalizimi i kësaj problematike dhe po shohim se janë shumë faktorë në pyetje ashtu që nuk varet vetëm nga një bashkësi fetare apo vetëm nga Qeveria, por duhet që të bëhet një koordinim i mirë, një bashkëpunim, të ketë madje edhe transparencë, e të lirohemi prej disa gjërave, pengesave, që në fakt jena tu e pengu vetveten me mosaprovimin e këtij Ligji”, tha Sopi.