TEMPUS

Johnson thotë se Kushtetuta e Kosovës anon për çështjen e martesave të të njëjtës gjini

Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, lidhur me hezitimin e deputetëve për miratimin e Kodit Civil, tha se Kushtetuta e Kosovës anon për çështjen e martesave të të njëjtës gjini.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin çfarëdo mase që merret për kodifikimin në ligj, të asaj që është e përcaktuar në Kushtetutë.

“Të drejtat e LGBTQI+ janë absolutisht të drejta të njeriut dhe Qeveria e SHBA-ve mbështet fuqishëm komunitetin dhe përfshirjen e tyre aktive në të gjitha drejtimet në shoqëri, në çdo vend. Unë do të theksoj se Kushtetuta e Kosovës, në fakt anon shumë përpara për çështjen e martesave të të njëjtit seks. Konkretisht thotë se martesa është midis dy personave dhe nuk ka asnjë referencë sa i përket gjinisë. Pra, ajo që SHBA-të e mbështesin është që të merren masa për kodifikimin në ligj, të asaj që tashmë është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Johnson në “Tempus” të KTV-së.