TEMPUS

Ondozi: “Copy-Paste”, një prej problematikave kryesore, s'citohet burimi

Qerim Ondozi nga Këshilli i Mediave të Shkruara ka thënë se “copy-paste” është një prej problematikave kryesore të mediumeve online.

Onduzi thotë se edhe kur bëhet citimi, ndodh pa dijeninë e mediumit pasi merret “copy-paste”.

“Një prej kapitujve për të cilin marrim shumë ankesa është shkelja e të drejtës së autorit. Sepse ne jemi pajtuar në mënyrë kolegiale që do ta marrim një për qind për njëri-tjetrin pa e cituar burimin. Ka pas edhe asi shkarje nga mediat online të cilat pa qëllim e kanë cituar burimin. Vetë burimi i lajmit e ka cituar veten, prandaj edhe mediat që e ka marrë lajmin iu ka ikur dhe e ka cituar”, ka thënë Onduzi në “Tempus” të KTV-së.