TEMPUS

Halilaj: KEK-u s’është audituar me vite, pengesat janë te kapacitetet njerëzore

Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se Koorporata Energjetike e Kosovës nuk është audituar me vite, sipas tij nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore, por nuk ka pasur kapacitete njerëzore për të mbuluar.

Halilaj tha se me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, specifikisht të gjitha ndërmarrjet publike auditohen.

“KEK-u nuk është audituar për vite të tëra. Nuk mund ta di arsyen e vërtetë se çka është audituar, personalisht mendoj që nuk ka pasur pengesa ligjore. Pengesat kanë qenë të paktën me sa unë kam informacione, të natyrës, thjeshtë të mundësisë, të kapaciteteve njerëzore për ta mbuluar këtë. Por, KEK-u është audituar më herët, diku ndoshta 7-8 apo 10 vite, por të paktën në 7-8 vitet e fundit jo. Por, ajo çka sërish po e ripërsëris, konsideroj që KEK-u dhe disa ndërmarrje të mëdha publike duhet të auditohen dhe ne i kemi përfshirë, vitin e kaluar ka qenë kërkesë e Kuvendit dhe Qeverisë që këto ndërmarrje të auditohen”, tha Halilaj në “Tempus” të KTV-së.

Sipas tij, KEK-u për herë të parë është audituar pas shumë vitesh përmes auditimit të performancës, ku janë mbuluar specifikisht kontratat e prokurimit publik, fushëveprimi ka qenë për tri vite dhe ka dalë një raport për të.