TEMPUS

Manaj: Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë t’u tregojnë qytetarëve se opsioni i tyre për vettingun s’kaloi

Shkëmb Manaj, koordinator i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet t’iu tregojnë të gjithëve se opsioni i tyre për procesin e vettingut në drejtësi nuk ka kaluar.

Manaj thotë se vettingu është mbështetur nga Komisioni i Venecias, vetëm për nivelin menaxherial.

“Mendoj që e para që duhet ta thotë pushteti, edhe kryeministri edhe ministrja e Drejtësisë, është t’iu tregojnë edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe opozitës, që opsioni i tyre për vettingun nuk ka kaluar. Opsioni i tyre, për neve që jemi në studio këtu është e qartë, por mënyra se si ata e kanë deklaruar në konferencën për shtyp që ne kemi marrë dritën e gjelbër edhe për procesin e vettingut edhe për Byronë, do të thotë nuk ka qenë ajo çka përmban dokumenti, opinionet për këto dy çështje. Ata duhet ta pranojnë që procesi i vettingut është mbështetur vetëm pjesërisht, do të thotë vetëm në nivelin menaxherial”, tha Manaj në “Tempus” të KTV-së.