TEMPUS

PDK-ja dyshon që ZRRE-ja e Qeveria kanë pasur dakordim për çmime e tarifa

Eliza Hoxha, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se kanë pasur dyshime nëse midis Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë, ka pasur çmime të dhe tarifa të dakorduara.

“Ne kemi pasur dilema dhe dyshimet tona se mos midis ZRrE-së dhe Qeverisë ka qenë çmimi i dakorduar dhe tarifat e dakorduara. Kjo është një nga çështjet e para që unë mendoj se duhet të hulumtohet apo hetohet në Komisionin Hetimor. Pa çka që normalisht se nëse kjo është kategorizuar se një pjesë e amvisërive duhet të tarifohen dhe pjesa tjetër duhet të lirohen dhe mbi cilën bazë besoj edhe nga Avokati i Popullit do të ishte dashur të na tregonte në idenë e shkeljes së të drejtave njerëzore, pse dhe si është vendosur”, ka thënë ajo në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas Hoxhës, pushteti ka pasur përpjekje që të vendosë agjendën e vet mbi të opozitës.

Tutje ajo ka thënë se Kosova më shumë ka prodhuar sesa që ka konsumuar energji edhe në shkurt edhe në mars dhe se importi ka qenë jashtëzakonisht i vogël.