Tech.


Horoskopi.

Dashi

21 mars - 19 prill

Miqtë dhe të dashurit tuaj po organizojnë plane që e dinë se do t’ju bëjnë të lumtur. Fshiheni kuriozitetin nëse ata po sillen çuditshëm. Shumë kureshtje nga ana juaj mund t’i prishë planet surprizë.

Demi

20 prill - 20 maj

Nëse po i vazhdoni çështjet që u janë mërzitur kohëve të fundit, mund të merrni vendime të gabuara. Ka njerëz që janë gati të merren me këto detyra andaj lini t’i përfundojnë ndërkohë që ju merreni me diçka tjetër.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Do t’ju ofrohet një vend pune që kërkon shumë shkathtësi dhe talent. Kjo është diçka që me siguri do t’ju gëzojë, mirëpo në rast se nuk ndihemi të lumtur thjesht vazhdojeni punën aktuale.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një mik i juaji po përpiqet t’ju bindë të merrni përsipër disa nga përgjegjësitë e tij. Ai sugjeron se kjo do të jetë diçka e përkohshme, por sapo të bini dakord, do të jetë e vështirë të dilni prej kësaj rrëmuje. Mendoni për të gjithë kohën dhe përpjekjen që do t’ju duhet nëse ngarkoheni me punët shtesë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Ju dhe një partner keni zakone dhe pritshmëri të ndryshme. Është e vështirë të bashkosh familjet kur nuk e kuptoni se çfarë dëshironi ose prisni nga njëri-tjetri. Është koha për të folur dhe për të filluar punën për një kompromis. Përfshini të gjithë në familje, bashkëpunimi i të cilëve ju nevojitet për ta bërë këtë raport të funksionojë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Po e detyroni veten të jeni të zënë kur e dini se duhet të bëni një pushim. Edhe pse keni shumë për të bërë, mendja dhe trupi juaj po protestojnë. Ajo që ju nevojitet më shumë se çdo gjë është të relaksoheni dhe ta pushoni trurin tuaj të mbingarkuar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kritikat e vazhdueshme të dikujt kanë filluar t’ju bëjnë të pyesni veten nëse mund të jeni të mirë në ndonjë gjë. Personi në fjalë sillet sikur di gjithçka, e sikur ju nuk mund të bëni asgjë siç duhet. Mos e lejoni askënd t’ju nënvlerësojë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një i afërm më i ri është në prag të përfshirjes në një marrëveshje që mund të çojë vetëm në zhgënjim. Ju e dini sepse keni kaluar diçka të ngjashme më parë. Ju e dini gjithashtu se ai nuk do të dëgjojë paralajmërimet tuaja. Megjithatë, jepni këshilla në një mënyrë të butë, por këmbëngulëse.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Aktivitetet që ju lejojnë të përdorni trurin do t’ju përshtaten më së miri tani. Ngjarjet konkurruese, mbrëmjet e kuizit dhe puna vullnetare do ta mbajnë mendjen aktive dhe të stimuluar. Një ftesë surprizë për të udhëtuar do t’ju vijë. Nuk do të duhet të mendoni dy herë për përgjigje.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Përveç përgjegjësive të zakonshme, do të ndihmoni një koleg të përfundojë një detyrë të vështirë. Jeni të prirë të refuzoni një ftesë për një festë apo mbledhje argëtuese këtë mbrëmje, por a nuk e meritoni të argëtoheni pak?

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk dëshironi të merreni me diçka tjetër përveç detyrave rutinë në vende të njohura. Nëse kjo do të thotë të shtyni një takim ose marrëveshje ose të shmangni një situatë komplekse dhe sfiduese, ashtu qoftë. Ka të tjerë që janë aq të kualifikuar ose me përvojë të mjaftueshme për të trajtuar çështje të ndërlikuara.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Energjia juaj është e ulët. Ju mendoni se nuk keni pasur mundësinë të ndaleni dhe të vlerësoni rezultatet e punës suaj të vështirë të kohëve të fundit. Gjërat nuk do të shkojnë keq nëse bëni një pushim. Kaloni kohë me njerëzit tuaj të preferuar duke bërë gjërat tuaja të preferuara. Lëreni një mik t’ju çojë në një festë, klub ose mbledhje shoqërore.


Lojëra.