Tech

iPhone 6.1-inç (2018) mund të jetë më i popullarizuari

Sipas informatave të reja, Apple ka bërë disa ndryshime për modelet e reja të iPhonet dhe kompania pritet të ketë më shumë modelin 6.1-inç LCD 2018 iPhone për vjeshtë sesa modelet e kombinuara OLED.

Spekulimet, të cilat vijnë nga ana e furnitorëve kinez, thonë se furnitorët janë duke parë bilancet e ndryshme të porosive të pjesëve për dallim sa kanë pritur, pavarësisht sa ka luajtur rol iPhone X deri më tani.

Apple me sa duket ka synuar të porosisë përafërsisht sasi të njëjtë të ekraneve LCD dhe OLED për modelet e reja të iPhonet, por në një moment planet kanë ndryshuar dhe kompania tani dëshiron më shumë modele LCD, transmeton Koha.net. Kjo nuk është hera e parë që parashikohet një situatë e tillë. Gjatë muajit shkurt, analisti Ming-Chi Kuo pati parashikuar zhvillimin e një situate të ngjashme.

Përveç modelit 6.1-inç LCD të iPhonet, Apple do të prezantojë këtë vjeshtë edhe modelet OLED, duke përfshirë zëvendësuesin e iPhone X-it - iPhone 5.8-inç, si dhe të iPhone X Plus-it – iPhone 6.5-inç OLED.

Çmimet e këtyre modeleve të reja pritet të jenë rreth 600 – 700 dollarë për modelin 6.1-inç, 800 – 900 dollarë për 5.8-inç, si dhe rreth 900 – 1000 dollarë për modelin 6.5-inç.