Tech

Lansohet Asus ZenFone Ares, vjen me 8 GB RAM

Descriptive Text

Kompania e njohur Asus ka lansuar smartfonin e ri ZenFone Ares në Tajvan pa ndonjë ngjarje ose paralajmërim.

Ky smartfon i ri karakterizohet me AR (Augmented Reality – Realiteti i Zmadhuar) dhe VR (Virtual Reality – Realiteti i Virtalizuar) dhe me specifika pothuajse të ngjashme me atë të ZenFone AR, i cili është lansuar vitin e kaluar.

ZenFone Ares vjen me ekran 6.7-inç Super AMOLED me rezolucion QHD (1,440 x 2,560 pikselë) dhe raport prej 16:9, transmeton Koha.net. Po ashtu, ekrani vjen me disa veçori tashmë të njohura sikurse që është teknologjia Tru2life për dukshmërinë e përmirësuar në natyrë.

Gjithashtu, ZenFone Ares vjen edhe me procesor Snapdragon 821, 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme UFS 2.0 me mundësi zgjerimi. Hardueri i këtij smartfoni është i përshtatshëm me teknologjinë ARCore të Googlet.

Sa i përket kamerës, edhe ZenFone Ares vjen me kamerën kryesore prej 23 megapikselë me lente PixelMiaser 3.0 me rezolucion të lartë. Natyrisht, kamera ofron mbështetje për efektet tredimensionale të AR-së. Kamera e përparme e këtij smartfoni është prej 8 megapikselë.

Asus ZenFone Ares, po ashtu, do të punojë me sistemin operativ Android Nougat dhe baterinë prej 3,300 mAh e cila ofron mbështetje për veçorinë për karikim të shpejtë Quick Charge 3.0, përcjell Koha.net.

ZenFone Ares, tani për tani, është i limituar në Tajvan dhe do të jetë në dispozicion për me çmim prej rreth 333 dollarë.

{gallery}